Vrasja e Presidetit Kennedy ishte paralajmeruar një mister te mediat britanike - Bota Sot
Vrasja e Presidetit Kennedy ishte paralajmeruar një mister te mediat britanike

Speciale

Vrasja e Presidetit Kennedy ishte paralajmeruar një mister te mediat britanike

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 17:48

Një zë në anën tjetër të telefonit i tha gazetës “Cambridge News”: “Thirrni Ambasadën e ShBA’ve në Londër dhe merrni lajme të rëndësishme”. Pas kësaj, ata e mbyllën telefonin.

Njëzet e pesë minuta më vonë, Presidenti John F. Kennedy u vra. Një shënim i datës 26 dhjetor 1963 iu dërgua drejtorit të FBI-së, dhe gjithashtu raportohet se policia e Cambridge u informua për thirrjen e fshehur pasi që gazeta mori lajmin për vdekjen e të ndjerit. Policia asokohe menjëherë kishte njoftuar shërbimin sekret MI5.

Dokumenti pohon gjithashtu se telefonata të ngjashme “të pazakonta” kanë pasur edhe banorët e tjerë të Mbretërisë së Bashkuar pak para vrasjes së Kennedy’t, edhe pse nuk ka dëshmi se ato ishin të lidhura. Pas publikimit të dokumentit, Cambridge News u përpoq të zbulonte detajete rreth këtij rasti, sepse në raport nuk përmendej se kush e pranoi telefonatën.

“Zyra do të dinte se kush e mori këtë thirrje, por ne nuk kemi asgjë në arkivat tona”, tha gazetarja Ana Sava.

“Nuk ka asnjë këtu që e di emrin e personit që ka telefonuar. Hetuesi kryesorë Chris Elliot tha se nuk kishte dëshmi se thirrja kishte ndodhur në të vërtetë, përveç se kishte një shënim mbi to. Megjithatë, në vitet ’80, një avokat nga Londra, Michael Edwards, gjeti një dokument që mund të konfirmonte një telefonatë.”

“Avokati nga Londra, Michael Edwards, filloi të hetojë një dokument që thuhet se ka gjetur në CIA. Dokumenti theksoi se një thirrje për Cambridge News u dërgua si një paralajmërim se diçka e madhe do të ndodhte”, tha Eliot. Mirëpo me faktin se Edwards vdiq në vitin 1992, nuk ka asnjë mënyrë për të konfirmuar zbulimin e tij.”

“Ne nuk e dimë nëse kjo thirrje ka ekzistuar ndonjëherë, nuk e dimë se cili gazetar ka pranuar thirrjen dhe nuk e dimë se çfarë arsye kishte ai që ka paralajmëruar për këtë ngjarje, dhe atë vetëm gazetës Cambridge”, tha Eliot.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...