Zbulohet një skelet human 5 mijëvjeçar

Speciale

Zbulohet një skelet human 5 mijëvjeçar

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Arkeologët kanë zbuluar një skelet njeriu që daton rreth 5.000 vjet më parë, në qytetin Babol të provincës iraniane Mazenderan.

Muhammed Fazli, kreu i ekipit të arkeologëve, tha se skeleti i përket një vajze të moshës 13-14 vjeçare, me zbukurime dhe stoli prej guri në qafën e saj.

Ai rikujtoi se të ashtuquajturit gjuetarë thesaresh kanë bërë po ashtu gërmime të paautorizuara në rajon, gjë që ka komplikuar punimet.

Gërmimet e para arkeologjike në Iran u zhvilluan në Susa në vitin 1850 nën udhëheqjen e evropianëve. Në atë kohë, Irani u dha të gjitha autorizimet për gërmime arkeologjike studiuesve francezë.

Irani filloi gërmimet e tij të para në vitin 1937./Atsh/

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat