Zbulohet bleta më e madhe në botë, është sa gishti i madh i dorës - Bota Sot
Zbulohet bleta më e madhe në botë, është sa gishti i madh i dorës

Speciale

Zbulohet bleta më e madhe në botë, është sa gishti i madh i dorës

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 18:51
Bleta gjigante e Uallasit

Bleta më e madhe e botës është ri-gjetur, pasi u mendua se kjo specie ishte zhdukur pasi që nuk janë parë që nga viti 1981.

Njohur si bleta gjigante e Uallasit – e cila, për nga madhësia është sa gishti i madh i njeriut – krijesa u gjet në një ishull indonezian të eksploruar pak.

Ekspertët e kafshëve të egra gjetën femrën e vetme të gjallë të kësaj specieje që jetonte brenda një foleje të termiteve në një pemë, më shumë se dy metra larg terrenit.

Speca është katër herë më i madh se një bletë evropiane dhe ndryshe nga kushëriri i saj, nuk jeton në një fole me qindra bletë të tjera.

Clay Bolt, një fotograf i kafshëve të egra, ishte i pari që pa insektin, i cili është emëruar pas natyralistit britanik dhe eksploruesit Alfred Rusell Uallas.

Uallas e zbuloi atë më parë më 1858-ën dhe e përshkroi bletën femërore si ‘një insekt i madh, me antena tejët të mëdha”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...