Vullkani që mund të shkatërrojë botën - Bota Sot
Vullkani që mund të shkatërrojë botën

Speciale

Vullkani që mund të shkatërrojë botën

Më: 18 mars 2019 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Sipas vlerësimeve të OKB-së, pas shpërthimit, njerëzimi do të kishte ushqim të mjaftueshëm për vetëm 74 ditë.

Kur përmendet fundi i botës, shumica e njerëzve mendojnë për luftën botërore bërthamore, ndryshimin e klimës, një asteroid që do të shkatërrojë qytetërimin ose pushtimi i alienëve. Por Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) ka frikë se fundi i botës mund të ndodhë nga diçka më shumë tokësore - shpërthimi i një super-vullkani.

Nën Parkun Kombëtar të Jeloustonit ekziston një sasi e madhe magme, e cila në rast shpërthimi mund të shkatërrojë njerëzimin. Nëse shpërthimet vullkanik ndodh nën Jelouston Park, kjo do të rezultojë në urinë globale dhe dimrat vullkanike, ose ftohjen e atmosferës.

Zgjidhja e vetme për të parandaluar katastrofën sipas shkencëtarëve është ftohja e super-vullkanit. Ndërsa vullkani nxehet më shumë, prodhon më shumë gazra. Magma vazhdon të shkrihet, dhe zona nën magmë zgjerohet dhe, kur temperatura tejkalon një prag të caktuar, shpërthimi është i pashmangshëm, transmeton KosovaPress.

Për ftohjen e super-vullkanit nevojiten sasi të mëdha uji që do të ftohnin në teori vullkanin, por diçka e tillë është e pamundur.

 “Ndërtimi i një ujësjellësi të madh në zonën malore është jashtëzakonisht i shtrenjtë dhe njerëzit nuk duan të konsumojnë ujin për këtë qëllim”, shpjegon Brian Wilcox nga Laboratori Jet Propulsion i NASA-s.

Por, në gjithë këtë, ka lajme të mira - NASA punon për një zgjidhje alternative. Ajo planifikon të shpojë një vrimë të thellë 10 kilometra në super-vullkan dhe të injektojnë ujin në presion të lartë. Kjo gradualisht do të zvogëlonte temperaturën e tij. Por, ky lloj i projektit do të arrinte pothuajse 3.46 miliardë dollarë.

“Shpime të tilla mund të përdoren për të krijuar një termocentral gjeotermik që do të prodhonte energji elektrike me një çmim shumë të ulët prej vetëm 0.10 dollarë për kilovat”, thonë ekspertët nga NASA.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...