Arkeologët mahniten nga zbulimi i fundit - Bota Sot
Arkeologët mahniten nga zbulimi i fundit

Speciale

Arkeologët mahniten nga zbulimi i fundit

Më: 27 mars 2019 Në ora: 10:39
Kavanoz vezësh

Një ekip arkeologësh kinezë ka zbuluar një kavanoz të madh vezësh që besohet të jetë groposur në një varr rreth 2500 vjet më parë.  Në total u gjetën 20 vezë dhe lëvozhgat e tyre ishte bërë të gjelbra.

Ato ishin ruajtur në një kavanoz argjilor me një kapak të mbyllur dhe ekspertët  i gjetën teksa ishin duke gërmuar në zonën Shangxing të ​​Kinës lindore. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia “Yangzi Evening News”.

Ekspertët thonë se vezët janë të ngjashme me ato të sotshmet, përfshi këtu edhe  madhësinë.  Përveç vezëve, ekspertët gjetën gota porcelani, pjata dhe enë kuzhine të tjera, në të njëjtin varr, pranë qytetit të Nanjing, një nga kryeqytetet e lashtë të Kinës.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...