Vetëm 7 gra në botë mund të vishen me të bardha para Papës

Speciale

Vetëm 7 gra në botë mund të vishen me të bardha para Papës

Më: 13 prill 2019 Në ora: 20:56
Ato njihen ndryshe si të privilegjuarat e veshjeve të bardha të Vatikanit

Vizita e pare e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe të gruas së tij Melanin në Vatikan tërhoqi edhe një herë vëmendjen e shtypit botëror, për sa i përket temave sociale se kush është zonja e parë dhe kush është vajza e Presidentit Trump, Ivanka.

Të dyja të veshura me rroba të zeza duke qëndruar para Papës në Vatikan. Në fakt Vatikani nuk detyron një kod veshjesh të detyrueshëm, por sugjeron një protokoll për vizitat dhe takimet me Papën, si për burrat ashtu edhe për femrat.

Protokolli parasheh një veshjet të zezë, të gjatë me grykë të lartë dhe me mëngë të gjata si dhe një vello të zezë mbi kokë. Por, për motive historike disa mbretëresha dhe princesha janë të lira të veshin edhe rroba të bardha, ato njihen ndryshe si të privilegjuarat e veshjeve të bardha të Vatikanit, “privilège du blanc”.

Në fakt në botë janë vetëm 7 të tilla: mbretëresha e Spanjës Leticia, mbretëresha e Belgjikës Matilde, mbretëresha e e merituar e Belgjikës Paola, dukesha e madhe Maria Tereza e Luksemburgut, princesha Sharlen e Monte Karlos, princesha Marina e Napolit, kjo e fundit sepse i përket familjes mbretërore të Savojës në Itali.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat