Jeni kuriozë ta dini? Kjo është krijesa që jeton përjetësisht - Bota Sot
Jeni kuriozë ta dini? Kjo është krijesa që jeton përjetësisht

Speciale

Jeni kuriozë ta dini? Kjo është krijesa që jeton përjetësisht

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 23:14
La ‘turritopsis dohrnii’, një specie e vogël e kandilit të detit të Mesdheut, është i njohur si “kandili i pavdekshëm”.

Nëse deri më sot keni qenë të sigurtë që gjithçka e gjallë është e përkohshme, e keni gabim.

Ekziston një specie që jeton përjetësisht.

La ‘turritopsis dohrnii’, një specie e vogël e kandilit të detit të Mesdheut, është i njohur si “kandili i pavdekshëm”.

Falë aftësisë, kjo krijesë e vogël ruan sekretin e vërtetë të biologjisë së pavdekësisë. Rreth kësaj krijese është fantazuar për shekuj me radhë. Letrat nga kulturat e shumta përmbajnë një sasi të pafundme mitesh dhe tregimesh rreth saj, por deri në mes të viteve 1990 nuk kishin gjetur asnjë dëshmi se përjetësia në planetin tonë ishte e mundur.

Image

Në vitin 1996, studiuesit bënë një studim mbi një specie të vogël të kandilit të deti, i aftë për t’u kthyer nga një individ i rritur në gjendjen e tij të mitur, ku mashtroi me vdekjen, ndërkohë që tregoi se ishte potencialisht i pavdekshëm.

Nëse nuk konsumohet nga grabitqarët dhe vazhdon të mbështetet nga mjedisi i tij, kandili i detit mund ta përsërisë këtë cikël për një kohë të pacaktuar dhe të jetojë përgjithmonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...