E varrosën të gjallë: Ishte i ngurtë dhe s’mundi të tregojë se është ende gjallë

Speciale

E varrosën të gjallë: Ishte i ngurtë dhe s’mundi të tregojë se është ende gjallë

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 16:34
Aleksandri i Madh

Një nga makthet më të zakonshme është të shpallesh i vdekur ndërsa je gjallë, i bllokuar në trupin tënd dhe i paaftë të komunikosh ndonëse dëgjon se çfarë ndodh përreth.

Vdekja e udhëheqësit të madh ushtarak dhe sundimtarit Aleksandri i Madh ka qenë një mister për mbi 2.000 vjet. A u vra apo u helmua? A ishte i dehur deri në vdekje, ose a ishte prekur nga malaria apo tifoja në Babiloninë e vjetër?

Teoria e re thotë se mbase asnjë nga këto nuk janë në pyetje, por diçka shumë më keq. Legjenda thotë se trupi i tij nuk tregoi shenja natyrale të kalbjes për gjashtë ditë pas vdekjes.

Për miqtë e tij dhe grekët e lashtë ishte një shenjë se Aleksandri ishte me të vërtetë një perëndi dhe hero. Sidoqoftë, shkenca moderne thotë se ai vuante nga një sëmundje e rrallë autoimune që e paralizoi dhe e bëri të pamundur komunikimin, megjithëse Aleksandri ishte plotësisht i vetëdijshëm në trupin e tij dhe vdiq vetëm gjashtë ditë më vonë.

Dr. Katherine Hall nga Shkolla e Mjekësisë Dunedin në Universitetin Otago në Zelandën e Re, thotë se luftëtari mund të ketë vuajtur nga sindroma Guillain-Barré, një prishje e papritur e muskujve dhe dobësim i shkaktuar nga dëmtimi, të cilin sistemi imunitar e bart në nerva, i cili mund të shpjegojë të gjitha historitë që tregojnë për vdekjen e tij.

"Vdekja e një gjiganti 32-vjeçar është ndoshta rasti më i famshëm i vdekjes së rreme, ose diagnostikimit të rremë të vdekjes në histori", tha ajo.

I lindur në Maqedoni në vitin 356 para Krishtit, Aleksandri mori fronin në moshën 20-vjeçare. Mësuesi i tij ishte Aristoteli dhe u bë një nga gjeneralët dhe pushtuesit më të mëdhenj ndonjëherë.

Ai pushtoi perandorinë e fuqishme persiane, Egjiptin dhe arriti deri në Indi. Në moshën 25-vjeçare, ai sundoi këtë territor të gjerë dhe pafundësisht të ndryshëm në tre kontinente dhe pesë milionë kilometra katrorë. Ai vdiq në Babiloni, Iraku i sotëm në vitin 323 para Krishtit.

Para vdekjes, sipas burimeve historike, thuhej se kishte ethe dhe dhimbje barku dhe shumë shpejt u bë aq i dobët sa nuk mund të shëtiste, lëvizte apo fliste. Por, siç thekson dr. Hall, të gjitha burimet historike pajtohen që ai ishte plotësisht i kthjellët deri në kohën e vdekjes. Kjo, thotë ajo, është çelësi i misterit. Ai ndoshta u infektua me Campylobacter pylori, shkaku më i zakonshëm i sindromës, për të cilën në ditët e sotme ka kurë.

"Kam parë dhjetë raste të sindromës Guillain-Barré, dhe vetëm te kjo sëmundje kam vërejtur paralizë të plotë, por aftësi mendore të paprekura", thotë ai.

"Shikimi i tij ndoshta ishte i paqartë, dhe mund të ketë rënë në gjendje kome në një pikë për shkak të presionit të ulët të gjakut. Por ka një shans të mirë që ai ishte i vetëdijshëm për rrethinën e tij dhe të paktën mund ta dëgjonte. Ai mund t'i dëgjojë ata duke diskutuar se si do të ndanin perandorinë, të dëgjojë ardhjen e ekspertëve egjiptianë për balsamimin dhe si do të fillonin ato".

Në atë kohë, shpjegon dr. Hall,  vdekja është diagnostikuar më shumë sipas frymëmarrjes sesa pulsit, dhe nëse ai do të paralizohej, frymëmarrja e tij do të ishte e cekët. Fakti që ai nuk u shkatërrua nuk ishte ndërhyrje hyjnore, por thjesht rezultat që nuk ishte akoma i vdekur.

"Sindroma GB është e vetmja që lidh të gjitha pikat në një tërësi kuptimplote dhe shpjegon gjithçka që lidhet me vdekjen e tij. Por për fat të keq, tani për tani, kjo mbetet pa fakte, kështu që misteri vazhdon të jetojë," thotë Hall.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat