Gjendet një qyp plot me flori, monedha të kohës së romakëve

Speciale

Gjendet një qyp plot me flori, monedha të kohës së romakëve

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 06:56
Qypi me flori

Një qyp  me flori, monedhat e të cilit i përkasin kohës së romakëve, është gjetur në një teatër të vjetër në veri të Italisë.

Monedhat, të paktën 300 të tilla, i përkasin kohës së lashtë romake dhe u gjetën në një qyp prej balte në bodrumin e Teatrit Cressoni në Como, në Milano.

“Momentalisht nuk dimë ende detajet historike dhe kulturore të këtij zbulimi”, tha Ministri italian i Kulturës.

Image

“Por kjo zonë po rezulton një pasuri e vërtetë për arkeologjinë, një zbulim që më mbush me krenari”, shtoi ai.

CNN shkruan se monedhat u gjetën javën e shkuar dhe u dërguan në një laborator në Milano, ku po studiohen nga arkeologët dhe restauruesit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat