Fshatrat dhe qytetet shqiptare që janë ngritur mbi ar dhe argjend

Speciale

Fshatrat dhe qytetet shqiptare që janë ngritur mbi ar dhe argjend

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Lufta e madhe që Serbia zhvilloi për të pasur të sajën Kosovën Veriore është pikërisht pasuria e veçantë minerare që ka kjo zonë.

Më shumë në lidhje me këto të dhëna janë paraqitur në Strategjinë Minerare të Kosovës.

Elementi kryesor që pasuron nëntokën e Kosovës është pikërisht ari, i cili sipas raportit paraqitet edhe i pastër (i vetëlindur) në depozitime aluviale të lumenjve, mirëpo deri më tani ari dhe argjendi janë nxjerrë vetëm nga xehet e plumbit dhe zinkut.

Miniera e Artanës (ish-Novobërda), është më e pasura sa i përket arit. Llogaritet se në këtë minierë ka resurse të arit deri në 2 mijë e 700 kilogramë.

Aty shkruhet:

Ari i cili është i lidhur me mineralizimet dhe vendburimet e plumb-zinkut, në nivelin e matshëm paraqitet në minierën e Artanës, ku përmbajtja e arit është më e madhe dhe kjo minierë njihet si vendburimi me përbërjen më të lartë të arit në Kosovë. Resurset e arit në minierën e Artanës vlerësohen të jenë 2,700 kg”, thuhet në Strategjinë minerare të Kosovës. Tutje, në Strategji janë paraqitur të dhëna për përmbajtjen e arit në secilin ton të eksploatuar. Shembull, në Stantërg vlerësohet se përmbajtja e arit në një ton është vetëm 0.6 gram. Sipas vendburimeve, vlerësohen këto përmbajtje të arit: Stantërg: 0.6 g/t, Bellobërdë: 0.7 g/t, Cërnac: 1.0 g/t, Hajvali: 0.5 g/t, Kizhnicë: 1.1 g/t, Badovc: 0.25 g/t, Artanë: 1.6 g/t, Crepulë: 0.13 g/t.”

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat