E rrallë/ Zbulohet krimbi me tre gjini

Speciale

E rrallë/ Zbulohet krimbi me tre gjini

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 07:49
Zbulohet krimbi me tre gjini

Është zbuluar një specie e re krimbi; ka tre gjini të ndryshme, mund t`i mbijetojë 500 herë dozes së arsenikut që do të duhej për të vrarë një njeri e ka dhe një xhep, të ngjashëm me atë të kangurit.

Studiuesit mendojnë se njerëzit kanë se çfarë të mësojnë nga rezistenca e këtij krimbi të rrallë, i cili u gjet në Liqenin Mono të Kalifornisë, të pasur me arsenik. Kur vjen fjala tek diferencimi i gjinive, krimbat cilindrikë i kanë ndarjet të qarta: meshkuj, ose hermafroditë.

Por ky lloj i porsazbuluar, Auanema sp, ka dhe krimba të gjinisë femërore, duke befasuar shkencëtarët.

Është një krijesë ekstreme, që jeton në një mjedis ekstrem, e kjo ndoshta nuk është koincidencë. Ekipi i studiuesve mendon se pikërisht karakteristikat e tij, e ndihmojë këtë krimb që të mbijetojë në ujërat super të kripura dhe alkaline të liqenit Mono.

Risitë e se ardhmes në fushën e bioteknologjisë mund të jenë atje jashtë, thonë ekspertët që I mëshojnë idesë se jeta e egër duhet ruajtur, por edhe përdorur në mënyrë të përgjegjshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat