Gazeta franceze / Kjo është thirrja që mbreti Zog i drejtoi popullit shqiptar, më 7 prill 1939, për të mbrojtur atdheun nga Italia fashiste - Bota Sot
Gazeta franceze / Kjo është thirrja që mbreti Zog i drejtoi popullit shqiptar, më 7 prill 1939, për të mbrojtur atdheun nga Italia fashiste

Speciale

Gazeta franceze / Kjo është thirrja që mbreti Zog i drejtoi popullit shqiptar, më 7 prill 1939, për të mbrojtur atdheun nga Italia fashiste

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 08:23
Mbreti Ahmet Zogu

“La Petit Gironde” ka botuar, të diëlen e 10 prillit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me thirrjen e mbretit Zog drejtuar asokohe popullit shqiptar me qëllim mbrojtjen e atdheut nga Italia fashiste, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Image

 Thirrja e mbretit Zog për të marrë armët

Tiranë, 8 Prill. — Mbreti Zog iu drejtua, të premten, popullit shqiptar me thirrjen e mëposhtme :

 “Qeveria italiane, me kërkesat e saj të reja, që nuk korrespondojnë me traktatet dhe marrëdhëniet miqësore që ne kemi mbajtur, dëshiron të minojë Pavarësinë dhe sovranitetin e mbretërisë shqiptare. Unë dhe qeveria mbretërore nuk do ta pranojmë kurrë këtë sulm, i cili tenton të zhdukë lirinë e arritur dhe të fituar me gjakun e këtij populli.

 Në rast se Italia përdor forcën, unë ftoj të gjithë popullin shqiptar, në këtë moment të rrezikshëm, të bashkohet për mbrojtjen e atdheut dhe të pavarësisë së tij, dhe ta mbrojnë atë deri në pikën e fundit të gjakut.

Image

 

Jam i bindur që populli shqiptar, i vogël në numër, por i madh në shpirt dhe guxim, në këtë moment do të jetë në gjendje të dëshmojë se ka në shpirtin e tij ndjenjat më të gjalla kombëtare, të trashëguara nga paraardhësit e tij.

 Jam i bindur që një popull i bashkuar në këtë mënyrë do të përfitojë nga mbrojtja e Providencës.

 I bëj thirrje të gjithë popullit tim që të dëshmojë guximin dhe dashurinë e tij ndaj atdheut, në mënyrë që ai të sigurojë, herët a vonë, në këtë territor, të drejtën e tij natyrore.

 Rroftë Shqipëria ! Rroftë populli shqiptar!”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat