Si ia shkatërroi jetën Erdogani yllit të futbollit Hakan Sükür

Speciale

Si ia shkatërroi jetën Erdogani yllit të futbollit Hakan Sükür

Nga: Stefan Huber, Përktheu: Sherif Ramabaja Më: 15 janar 2020 Në ora: 20:44
Hakan Sükür

Hakan Sükür është një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit që Turqia kishte ndonjëherë. Megjithatë, ish heroi kombëtar tani për tani është armik i shtetit. Presidenti Erdogan e sheh ish sulmuesin e kombëtares kundërshtar të shtetit dhe ia ka bërë jetën ferr për së gjalli. ( Hakan Sükür është me prejardhje shqiptare, nënvizim i përkthyesit)

Tani po përgaditem të nisem në  punë, përgjigjet Hakan Sükür kur u pyet për një intervistë për “Welt am Sonntag “. 48 vjeçari është një ikonë e futbollit në Turqi, sikurse Franz Beckenbauer në Gjermani; 112 ndeshje ndërkombëtare, 51 gola të shënuar, i treti në Kampionatin Botëror më 2002. Tani ai punon një punë që askush nuk do ta priste nga ish profesionistët e llojit të tij. Ai në Uashington e bënë punën e taksistit. Sidoqoftë Sükür nuk e bënë këtë vullnetarisht.” Nuk më mbetet asgjë tjetër” ankohet ai. Kushdo që dyshon se ai merret me bixhoz ose pin e ka gabim. Ish sulmuesi është shpallur person non grata në Turqi.” Erdogani më mori gjithçka që kisha”, thot Sükür. Ma rrëmbeu të drejtën që të jetoj i lirë, të drejtën e shprehjes së lirë, të drejtën që të sqarohem dhe të drejtën për të punuar.

Hakan Sükür i bashkohet AKP dhe shkakton një ortek

Gjith kjo fillon më 2011 kur ai i bashkohet AKP, partia e presidentit të sotëm Erdogan. “ Partia më ftoi të përfitoi nga popullariteti im” rrëfen Sükür sot. Ai kurrë nuk do ta kuptonte se si zhvilloheshin gjërat në Turqi, nëse nuk do të ishte pjesë e parlamentit. Pas skandalit të futbollit dhe raporteve të korrupsionit, Sükür jep dorëheqjen më 2013.” Pastaj filluan armiqësitë” thotë ai. “ Butiku i gruas sime u sulmua me gurë, fëmijët e mi u ngacmuan në rrugë. Kam marrë kërcënime pas çdo deklarate që bëja “, thotë Sükür. Kjo është arsyeja pse ai migroi në SHBA më 2015. Por kjo veç i keqësoi gjërat edhe më keq : “Kur unë u largova, ata e burgosën babain tim. Dhe gjithçka që kisha tani më është konfiskuar”. Babai i Sükürit lirohet vetëm se ishte i diagnostifikuar me kancer, por tani është nën arrest shtëpiak. Nëna e tij gjithashtu ka kancer. “ Është një kohë shumë e vështirë për ta” thotë Sükür për prindërit e tij dhe raportet për vështirësitë financiare. “ Të gjithë ata që kanë të bëjnë me mua, ndodhen në vështirësi të tilla financiare”.

Sükür paraqet akuza të rrepta ndaj Erdoganit

Ti jap apartamentet e tij me qera? E pamundur – qiramarrësit e mundshëm kërcënohen. Tani ai punon si shofer taxie dhe shet libra në Amerikë. Edhe atje, ai raporton për presion që ushtrohet ndaj tij. “ E posedoja një kohë një lokal kafeneneje. Njerëz të çuditshëm erdhën aty dhe vallëzonin një valle Dombra që lidhet me AKP e Erdoganit”, rrëfen Sükür. Pastaj Sükür u vendos nën mbrojtje të policisë dhe nën mbikqyrje të FBI. “ Tash për fat, gjërat sërish janë qetësuar pak “.

Sükür rrëfen se si është shokuar kur një nxënës kishte bërë një foto me te, në celularin e vetë. Kur nxënësi ishte kthyer në Turqi ia hetojnë foton e bërë me Sükür, e burgosin dhe e dënojnë me 14 muaj burg.

Sükür bënë akuza të rrepta në adresë të Erdoganit. “ Kur unë iu bashkova AKP, Turqia ishte një vend që përputhej me standardet e BE dhe mori shumë investime nga Evropa”, thotë ai . Por Politika e Erdoganit çoi vendin drejt udhëkryqit, mori një drejtim krejtësisht tjetër, një orientim drejt Lindjes së Mesme, në vend se të orientohej drejt Evropës”. Ky qëndrim bëri që Sükür të trajtohej armik i shtetit.

Sükür : “Unë nuk jam armik i qeverisë, shtetit dhe kombit”

Atij i është mveshur pjesëmarrja në grushtin e shtetit të viti 2016 që predikuesi islamik Gylen kinse e organizoi. “ Cili duhet të ketë qenë roli im ?” pyet Sükür.   “Askush nuk ka qenë në gjendje ta shpjegojë atë deri më tani “. Ish sulmuesi i Kombëtares pretendon se nuk është Gylenist. “ Unë bëra vetëm gjëra që janë të ligjshme në vendin tim, në publik. Po për shkak se emri im është Hakan Sükür, unë u përdora për ta frikësuar shoqërinë “. Shumë kush do fillonin të kishin  frikë pastaj, çfarë më kishte ndodhur. “ A mund të tregojnë për ndonjë krim që unë kam bërë? “ pyeti përsëri Sükür dhe iu përgjigj vetë pyetjes. “Jo. Kjo do të thotë vetëm “tradhtar” dhe “terrorist”. Ish sulmuesi mbronë veten kundër akuzave të bërë kundër tij. “ Unë nuk jam një armik i qeverisë, as i shtetit dhe as i kombit turk “. Unë e dua flamurin dhe vendim tim.

Sükür është përjashtuar nga Galatasaray

Dashuria nuk është kthyer, jo më. Në vitin 2017 ai madje ishte përjashtuar nga Galatasaray i Stambollit ; klubi për të cilin luajti plot 13 vjet. A ndodhi kjo nën presionin e Ministrit të Sportit, “ Jo Ministri i Sportit, presidenti i vendit “ raporton Sükür. Por jo vendimi, por diçka tjetër e bëri atë të trishtuar : situata në Turqi. “ Një aksion i tillë, pa vendim gjyqësor, vetëm me urdhër nga lart”.

 Ai ende ka kontakte sot në Turqi; madje edhe me njerëz që punojnë në qeveri. Disa do të dëshironin të takoheshin fshehurazi me Sükür. “Shumë nga ta, madje transferojnë paratë e tyre në SHBA edhe pse janë pjesë e qeverisë “ thotë ai. “ Ata mendojnë se Turqia nuk është më një vend i sigurt dhe në një moment të caktuar shteti mund t´i godas ata”.

Sükür raporton se disa nga këta njerëz do t´i kërkonin falje. Ata thonë “ Ne jemi në gjendje të vështirë, ne nuk mund ta ngremë zërin sepse duhet të punojmë në Turqi. Ju lutemi mos na e merrni për të madhe nëse ne jemi të detyruar të themi diçka kundër jush”. Disa madje do të shtonin, lutuni për ne.

Çfarë mendon Sükür për foton e Özilit me Erdoganin

Erdogani e përdor sportin për qëllimet e tij politike, thot Sükür. “ Futbolli në Turqi, si shumë fusha të tjera nuk është i lirë dhe jo autonom.” Po ai e di se shumë atlet nuk e kanë guximin të flasin : “ Ne po angazhohemi fuqishëm në mediat turke për këtë. Pushtetarët duan, sapo dikush e merr guximin të flas apo kundërshtoj, ta stopojnë dhe ta frikësojnë. Edhe për foton e Özilit dhe Gündoganit me 2018, Sükür ka mendimin e tij të qartë. “ Unë nuk mendoj se kanë vepruar mirë, ata duhet të respektojnë vendin për të cilin luajnë.” Thotë ai dhe ka një këshillë interesante për futbollistët profesionist.

“Unë do t´i rekomandoja Mesutit dhe Ilkay t´i bashkohen AKP. Atëherë do ta shohin se çfarë është në të vërtetë kjo parti“.

Sükür pyetet nëse ai do të kishte ndonjë mesazh për Erdoganin- dhe ai përgjigjet qartë : “Kthehuni në demokraci, drejtësi dhe të respektohen të drejtat e njeriut. Bëhuni ai që interesohet për problemet e njerëzve. Bëhuni presidenti për të cilin Turqia ka nevojë.

Kjo nuk do të ishte dëshirë e vetëm Hakan Sükür që mesazhi i tij të jetësohet.

PS. Hakan Shykyr kur ishte në famën më të madhe të tij deklaronte se është shqiptar. Familja e tij ishte shpërngulur nga Kosova në vitet e 50 për në Turqi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat