Pika më e thellë në Tokë fsheh shumë sekrete

Speciale

Pika më e thellë në Tokë fsheh shumë sekrete

Më: 19 janar 2020 Në ora: 18:14
Vorbulla e Paqësorit të Jugut

Vorbulla e Paqësorit të Jugut është një nga pesë rrymat e mëdha të oqeanit në planetin tonë dhe ndodhet, siç sugjeron emri, në Oqeanin Paqësor Jugor, dhe aty ndodhet Pika Nemo- poli oqeanik i pa arritshmërisë në pikën më të largët nga toka në vend.

Kjo hapësirë oqeanike është e ndryshme nga rrethina e saj, dhe është e njohur edhe si një vend varrosjeje hapësinore. Deri kohët e fundit, shkencëtarët nuk kanë pasur një pamje të qartë të jetës që jeton në këto ujëra misterioze, të cilat zënë 10 për qind të sipërfaqes së Tokës.

Vorbulla e Paqësorit Jugor, për këtë arsye, është konsideruar gjithmonë një shkretëtirë për sa i përket biologjisë detare.

Me gjithë izolimin e saj, jeta mbijeton atje, dhe shkaqet e mungesës së ekosistemit janë të shumta dhe përfshijnë distancën nga ushqyesit që ofron toka, mënyrën se si uji qarkullon qendrën e vorbullës nga pjesa tjetër e oqeanit, si dhe nivele të larta të rrezeve UV.

Eksplorimi i kësaj shkretëtire të oqeanit është një përpjekje shumë sfiduese, si për shkak të distancës dhe madhësisë së hapësirës që zë - 37 milionë kilometra katrorë. Përkundër këtyre sfidave, shkencëtarët kohët e fundit kanë qenë në gjendje të shikojnë në sistemin mikrob të ujërave atje.

Ekuipazhi, i udhëhequr nga studiues të Institutit Max Plank për Mikrobiologji Detare në Bremen, Gjermani, u nis me një ekspeditë gjashtë javore që shtrihej nga Kili në Zelandën e Re. Falë përpjekjeve të studiuesve në Institut, të dhënat mikrobiologjike u mblodhën nga një thellësi prej pesë kilometrash.

Gjetjet kanë konfirmuar se numri i mikroorganizmave në sipërfaqen e Paqësorit të Jugut është tre herë më i ulët se numri i qelizave në vorbullën Atlantike.

"Është ndoshta sasia më e vogël e qelizave të gjalla të matura ndonjëherë në oqean," thotë Bernhard Fuks, një mikrobiolog dhe ekolog, ekipi i të cilit teston mostrat e mbledhura. Ekipi i Fuchs konfirmoi që kërkimet do të vazhdojnë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat