Në këtë vend të Kosovës, ndodhet një shpellë që shpëtoi shumë njerëz nga lufta

Speciale

Në këtë vend të Kosovës, ndodhet një shpellë që shpëtoi shumë njerëz nga lufta

Më: 6 maj 2020 Në ora: 14:33
Shpella

Në Malet e Sharrit, saktësisht në pjesën e fshatit Mushtisht, gjendet një shpellë Eremite që besohet se është ndërtuar 600 vjet më parë.

Shpella Eremite apo ndryshe në popull njihet si Kisha Eremite ose Faltorja Eremite, gjindet në Malet e Sharrit dhe sipas dëshmive besohet që ajo daton qindra vite më parë.

Deri më sot askush nuk ka bërë ndonjë hulumtimi në lidhje me këtë shpellë dhe nuk ka ndonjë informacion shtesë nga të vjetrit e fshatit Mushtisht.

Kjo shpellë nuk dihet se nga kush u ndërtua apo edhe kur. Ajo që dihet është se e njëjta daton qindra vite më parë dhe gjendet në një pozitë të vështirë në një pjesë të maleve të Mushtishtit. Kjo shpellë është vështirë të dallohet dhe për tu parë nga personat që nuk e njohin këtë terren.

Eremitet ishin njerëzt të izoluar nga shoqëria që jetonin të vetmuar në shpella të ndryshme larg shoqërisë. Ata jetonin me ujë dhe shumë pak ushqim, ku nganjëherë kanë qëndruar edhe pa ngrënë e pa pirë. Ata me anë të meditimeve dhe lutjeve në këtë shpellë mendonin se do ta kuptonin ekzistencën e Zotit dhe kuptimin e botës si është krijuar.

Ndrysh kjo shpellë është shfrytëzuar edhe gjatë luftës së dytë Botërore për të i fshehur banorët dhe ka qenë vend i pa arritshëm për ushtritë.

Më poshtë disa pamje të saj të xhiruar nga disa çiklistë në këtë shpellë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat