Shishja e vajit më e vjetër në botë është 2,000 vjeçare

Speciale

Shishja e vajit më e vjetër në botë është 2,000 vjeçare

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 11:39
Shishja e vajit më e vjetër në botë

Shishja e vajit më e vjetër në botë sot ruhet në Muzeun Arkeologjik Kombëtar të Napolit dhe është 2 000 vjeçare.

E varrosur nga shpërthimi i Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit, kjo shishe në fakt na tregon rëndësinë e një ushqimi kryesor të dietës sonë mesdhetare disa mijëra vjet më parë.

“Kjo është mostra më e vjetër e vajit të ullirit që na ka ardhur në sasi të mëdha”, sipas  profesor Raffaele Sacchi, koordinator i ekipit të hulumtimit

“Identifikimi i natyrës së shishes arkeologjike të vajit na jep prova të pakundërshtueshme të rëndësisë që kishte vaji i ullirit në dietën ditore të popullatave të pellgut mesdhetar dhe në veçanti të romakëve të lashtë në Campania Felix”, shton ai.

Përdorimi i teknikave molekulare dhe datimi me karbon-14 bëri të mundur gjurmimin e përmbajtjes së shishes, me një pamje shumë të ngjashme me ato të përfaqësuara në afresket e Pompeut.

Shishja është e ekspozuar në ekspozitën “Res Rustica” të muzeut  pranë një buke të djegur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat