Arkeologët gjejnë monedhën më të vjetër angleze

Speciale

Arkeologët gjejnë monedhën më të vjetër angleze

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 20:01
Monedha më e vjetër angleze

Arkeologët në Newfoundland kanë zbuluar atë që mund të jetë monedha më e vjetër angleze e gjetur ndonjëherë në Kanada.

Monedha e rrallë mendohet se është prerë para mbi 520 vjetësh. Ajo do të paraqitet në një sesion turistik më 2020.

Një ekip arkeologësh e studiuan monedhën dhe ranë në përfundimin se ishte prerë diku mes viteve 1493 dhe 1499, raporton BBC.

Arkeologu kryesor William Gilbert e quajti këtë një zbulim të madh. Më 2001 ekipi i Gilbertit patën gjetur një monedhë elizabetiane në të njëjtën zonë dhe në atë kohë ajo konsiderohej më e vjetra e gjetur në Kanada. Kjo që tani është gjetur, besohet të jetë rreth 60 vjet më e vjetër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat