Si do të ishte Toka pa njerëzit?

Speciale

Si do të ishte Toka pa njerëzit?

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 00:50
Foto ilustrim

Gjurmët e njerëzimit mund të shihen sot në të gjithë planetin, nga rrokaqiejt e lartë që i japin tonin metropoleve tona moderne, deri tek piramidat dhe monumentet e tjera të lashta të së kaluarës sonë. Aktiviteti njerëzor ka lënë shenjat e tij në fushat bujqësore, dhe rrugët që lidhin gjithçka së bashku. 

Po si do të dukej bota nëse njerëzit nuk do të kishin ekzistuar kurrë?Disa shkencëtarë na japin tablonë e njëambienti të banuar nga një bollëk speciesh, nga ato të njohura deri tek ato jo dhe aq të njohura. “Unë mendoj se do të ishte një vend i mbuluar me më shumë bimësi, dhe më një faunë të shumëllojshme, me kafshë me përmasa të mëdha të përhapura në të gjitha kontinentet përveç Antarktidës”- tha për Live Science Trevor Uorthi, paleontolog dhe profesor i asociuar në Universitetin Flinders në Australi. 

Një botë pa njerëzit modernë, mund të nënkuptonte gjithashtu se të afërmit tanë njerëzorë të zhdukur, si Neandertalët, do të ishin ende përreth. Dhe pa dyshim që edhe ata do ta kishin ndryshuar peizazhin. Njerëzit e kanë formësuar botën në kurriz të shumë specieve, nga Dodo (Raphus cucullatus) tek tigri tazmanian (Thylacinus cynocephalus), të cilin ne e çuam drejt zhdukjes përmes aktiviteteve të tilla si gjuetia dhe shkatërrimi i habitatit. 

Sipas vlerësimeve më konservatore, shkalla e zhdukjes së specieve në Tokë sot është100 herë me e madhe sesa do të ishte pa njerëzit. Dhe ajo nuk ka qenë më e lartë që nga ngjarja e zhdukjes së Kretakut-Paleogjen (K-Pg), që zhduku rreth 80 për qind të specieve shtazore, përfshirë dinosaurët joavianë, 66 milionë vjet më parë. 

Pra, njerëzit e goditën këtë planet si një asteroid.“Stërgjyshi im ishte në gjendje të vëzhgonte tufa me mijëra papagaj parakej në peizazhet natyrore. Gjyshi im shihte tufa me 100 prej tyre, babai im pa disa, dhe unë jam me fat nëse mund të shoh 2 të tillë në pyje”-shprehet Uorthi. 

Degradimi i natyrës i udhëhequr nga njeriu, tregon se Toka do të ishte një vend shumë më i egër pa ne, me disa gjigantë të humbur, si Moa-t. 

Ky grup zogjsh të ngjashëm me strucin, disa prej të cilëve ishin deri 3.6 metra të gjatë, evoluan në Zelandën e Re gjatë miliona vjetëve. Brenda 200 vjetëve nga mbërritja e njerëzve në tokat e këtyre zogjve 750 vjet më parë, të nëntë llojet e Moa-ve u zhdukën, së bashku me të paktën 25 lloje të tjera vertebrorësh, duke përfshirë shqiponjat gjigante Haast (Hieraaetus moorei) që gjuanin Moa-t.  

Moat gjigante dhe shqiponjat e Haastjanë janë shembujt e fundit të kafshëve të mëdha, zhdukja e të cilave është përfundimisht e lidhur me aktivitetet njerëzore, si gjuetia dhe futja e specieve pushtuese në habitate të reja. Ato janë gjithashtu tregues se si mund të ketë qenë diku tjetër marrëdhënia jonë me kafshët e mëdha. 

Mbijetesa e kafshëve të mëdha është kritike për të spekuluar për një Tokë pa njerëz, pasi këto kafshë kanë një ndikim kaq të madh mbi ambientin përreth. Soren Faurbi, lektor i zoologjisë në Universitetin e Goteborgut në Suedi, beson se njerëzit kanë luajtur një rol kyç në zhdukjen e shumë gjitarëve të mëdhenj që kanë jetuar deri disa mijëra vjet më parë. 

Faurbi drejtoi një studim në vitin  2015, të botuar në revistën “Diversity and Distributions”, që sugjeroi se pa njerëzit, Toka do t’i ngjante në masë të madhe Serengeti-t të kohëve moderne, një ekosistemi afrikan të mbushur me jetë. Sipas këtij skenari, kafshët e zhdukura të ngjashme me ato që gjenden sot në Serengeti – duke përfshirë elefantët, rinocerontët dhe luanët – do të jetonin në të gjithë Evropën. 

Për shembull, në vend të luanëve afrikanë (Panthera leo), do të kishte ende luanë të shpellave (Panthera spelaea), një specie pak më e madhe që jetonte në Evropë deri rreth 12.000 vjet më parë. Ndërkohë, Amerika do të ishte shtëpia e të afërmve të elefantëve dhe arinjve gjigantë, së bashku me speciet unike, si të afërmit e armadillove me madhësinë e një makine të quajtur Gliptodon.

“Në një botë pa njerëz, do të kishte një diversitet shumë më të madh të gjitarëve të mëdhenj, dhe nëse shihni një larmi më të madhe gjitarësh të mëdhenj, ju prireni që të shihni një habitat shumë më të hapur”- thotë Faurbi. 

Elefantët dhe kafshët e tjera të mëdha janë shumë të përhapura kur gjejnë ushqim. Kafshët e mëdha, si elefantët, njihen si megafauna. Gjatë epokës së fundit të akullit të Pleistocenit (2.6 milionë deri në 11.700 vjet më parë), bota ishte e pasur me megafauna, por shumica u shuan me mbarimin e epokës së akullnajave. 

Për shembull, sipas një studimi të vitit 2020 botuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”rreth 38 lloje kafshësh të mëdha u zhdukën në Amerikën e Veriut në fund të epokës së fundit të akullnajore. Ndërkohë një studim i këtij viti i botuar në revistën “Nature”, arriti në përfundimin se ndryshimet klimatike çuan në zhdukjen e mamuthëve të leshtë (Mammuthus primigenius) dhe megafaunave të tjera në Arktik që i mbijetuan fundit të epokës së Pleistocenit, pasi klima e ngrohjes e bëri atë shumë të lagësht për bimësinë që ata konsumuan për të mbijetuar. 

Megjithatë, njerëzit gjuanin rregullisht mamuthët. Dhe shkencëtarët që mendojnë se njerëzit ishin ndoshta faktori kryesor në zhdukjen e tyre, teksa mamuthët i mbijetuan ndryshimeve klimatike përpara se të shfaqeshin njerëzit, dhe ka të ngjarë të mbijetonin deri në ditët e sotme po të mos ishte për presionin shtesë që erdhi nga njerëzit.

Kristofer Daugti, profesor i asociuar dhe ekolog i ekosistemeve në Universitetin e Arizonës Veriore, SHBA, modelon mënyrën se si kafshët e mëdha të së shkuarës dhe të së tashmes zhvendosën farat dhe lëndët ushqyese përmes ngrënies dhe jashtëqitjes së tyre. 

Puna e tij sugjeron se transportimi i elementëve të tillë si fosfori, kalciumi dhe magnezi, të cilët janë kritikë për jetën, kanë rënë me më shumë se 90 për qind për shkak të zhdukjes së kafshëve të mëdha. Ai hipotetizon se pa njerëzit, elementët do të shpërndaheshin në mënyrë më të barabartë në të gjithë peizazhin. Kjo do të nënkuptonte një tokë më pjellore, e cila do të bënte që ekosistemet të ishin më produktive. 

Njerëzit priren që të grumbullojnë së bashku elementët,përmes praktikave të tilla si bujqësia dhe krijimi i zonave të rrethuara, ndaj këto zona bëhen më pak pjellore me kalimin e kohës në krahasim me sistemet e egra, sipas Daugti. Dhe pjelloria më e madhe do të thotë që bimët mund t’i ndajnë burimet e tyre drejt më shumë frutave dhe luleve, në mënyrë që bota të duket më e gjallë dhe të ushqejë më shumë kafshë.  

Edhe klima mund të ishte sigurisht më e ndryshme. Nëpërmjet ngrohjes globale, të shkaktuar nga aktivitete të tilla si djegia e lëndëve fosile, njerëzit e kanë rritur temperaturën mesatare globale me rreth 1gradë Celsius që nga fillimi i shekullit XX-të. Prandaj,pa ne Toka do të kishte qenë të paktën shumë më e ftohtë. Një studim i vitit 2016 i botuar në “Nature”, arriti në përfundimin se ngrohja e shkaktuar nga njerëzit do të shtyjë me të paktën 100.000 vjet një epokë të re akullnajore.

Nga Patrick Pester 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat