Peshon më shumë se 9 kg, ja për sa u shit copa e arit

Speciale

Peshon më shumë se 9 kg, ja për sa u shit copa e arit

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 07:18
Copa e arit që u gjet në Alaskë është më e madhja e gjetur ndonjëherë në këtë shtet.

Një copë ari që peshon më shumë se nëntë kilogramë u shit për 750 000 dollarë në një ankand deklaroi kompania e ankandeve ”Heritage Auctions”, me qendër në Teksas.

Sipas kompanisë së ankandit, copa e arit që u gjet në Alaskë është më e madhja e gjetur ndonjëherë në këtë shtet.

Ajo u zbulua në vitin 1998 pranë qytetit Ruby, në Alaskën Perëndimore.

Kjo copë ka përmasa 17×14,5×11 centimetra dhe peshon 9,13 kilogramë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat