Ky ishte personi më i pasur i të gjitha kohërave

Speciale

Ky ishte personi më i pasur i të gjitha kohërave

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 07:53
Mansa Musa

Mansa Musa ishte sundimtar i mbretërisë së Malit, nga 1312-a deri në vitin 1337. Gjatë sundimit, Mali ishte mbretëria më e pasura në glob, e Mansa Musa ishte perandori më i pasur në botë. Mbretëria e tij përfshinte Malin e sotëm, Senegalin, Gambinë, Guinenë, Nigerin, Nigerinë, Çadinë, Mauritaninë e Burkina Fason.

Ai njihet për sjelljen e arkitekturës moderne nga Lindja e Mesme, përgjatë Afrikës, duke dizajnuar e ndërtuar objekte për jetesën e asaj kohe. Mansa Musa e ktheu mbretërinë e Malit në një qendër të sofistikuar të mësimit së fesë myslimane.

Musa erdhi në pushtet në 1312-n para erës së re, pas mbretit Abu Bakr të II-të, i cili ishte zhdukur në një ekspeditë në Oqeanin Atlantik.

Mansa Musa trashëgoi fronin e tij, me një pasuri të jashtëzakonshme të kripës dhe arit. Fildishi i elefantit ishte një tjetër burim i pasurisë.

Kur Musa u nis në pelegrinazh në Mekë, në vitin 1324, udhëtimi i tij nëpër Egjipt zgjoi bujë të madhe. Shkrimtarët arabë thonë se ai udhëtoi me një turmë prej mijëra njerëzve dhe deveve, secila me 136 kilogramë ar të ngarkuar.

Në Egjipt, ai ishte takuar me sulltanin e Egjiptit dhe karvani i tij kishte shpenzuar aq shumë ar saqë vlera e tij në këtë shtet ra për 12 vjet. Historitë për pasuritë e tij janë të mahnitshme duke depërtuar edhe në Evropë.

Mansa Musa vdiq në vitin 1337 dhe pushteti u pasua nga djemtë. Më pas, perandoria e madhe filloi shembjen dhe përfundimisht u shpërbë. Ai mbeti i shënuar në historinë e kohës si perandori simbol i pasurisë përrallore.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat