Zbulohet diamanti më i madh rozë në 300 vjet, ja vlera marramendëse që pritet të shitet

Speciale

Zbulohet diamanti më i madh rozë në 300 vjet, ja vlera marramendëse që pritet të shitet

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 07:12
I quajtur Lulo Rose, diamanti u gjet në minierën e diamanteve aluviale Lulo.

170 karatësh dhe i zbuluar në Angola, është diamanti i rrallë rozë që mendohet të jetë guri më i madh i këtij lloji i gjetur në 300 vjet.

I quajtur Lulo Rose, diamanti u gjet në minierën e diamanteve aluviale Lulo.

Vetëm një në 10 mijë diamante ka ngjyrë rozë. Guri i çmuar rozë pritet të marrë një vlerë të lartë kur të dalë në ankand.

Lulo është një minierë aluviale që do të thotë se gurët janë nxjerrë nga shtrati i lumit.

Kompania Lucapa është duke kërkuar për depozitat nëntokësore, të njohura si tuba kimberlite, të cilat do të ishin burimi kryesor i diamanteve, tha shefi ekzekutiv i Lucapa, Stephen Wetheral duke folur nga selia e kompanisë në Australi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat