Skeleti i një dore ‘të çuditshme’ gjendet në plazhin brazilian

Speciale

Skeleti i një dore ‘të çuditshme’ gjendet në plazhin brazilian

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 08:25
Skeleti

Një skelet dore është zbuluar këtë javë në Brazil nga një çift që ishte në plazh.

Leticia Gomes Santiago dhe i dashuri i saj Devanir Souza po bënin një shëtitje në plazh kur u përplasën me skeletin në rërë. Dyshja filmuan dorën e gjetur në rërën e Ilha Comprida, shteti São Paulo, Brazil duke vënë në dukje se sa “e madhe” ishte. Santiago tha:

"Ne mendojmë se nuk është njerëzore për shkak të madhësisë dhe sasisë së eshtrave. Çfarë mund të jetë?"

Eric Comin, një biolog detar thotë se dora e frikshme ndoshta i përket një cetace, një grup gjitarësh detarë që përfshin delfinët dhe balenat duke marrë parasysh edhe përmasat.

Ai tha nevojitet më shumë testime për të përcaktuar saktësisht se cilës krijesë të detit i përkiste skeleti misterioz megjithëse ai është i bindur se ndoshta është një delfin.

Bazuar vetëm në imazhet që ai ka parë dhe shkallës së dekompozimit, biologu se gjitari ka shumë të ngjarë të kishte vdekur në ujë 18 muaj më parë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat