Kështu lind një planet

Speciale

Kështu lind një planet

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 18:47
Ilustrim

Astronomët kanë gjetur shenja të një planeti në rritje rreth 176 vite-dritë larg nesh.

Planeti mendohet të jetë një gjigant i akullt, i ngjashëm me Uranin dhe Neptunin.

Përderisa një numër planetësh të rinj janë gjetur gjatë dy dekadave të fundit, është ende e paqartë se si formohen ata.

Shkencëtarët shpresojnë se gjetjet do të jenë një hap drejt kuptimit të origjinës së llojeve të ndryshme të planetëve.

Astronomët nga Universiteti Ibaraki në Japoni kanë vërejtur një planet në rritje rreth TW Hydrae – një yll i ri i afërt.

Ata përdorën një observator të avancuar për ta vrojtuar universin dhe thonë se bazuar në distancën nga ylli, planeti foshnje duket të jetë një gjigant i akullt.

Ylli mendohet të jetë 10 milionë vjet i vjetër, dhe është një nga yjet e rinj më të afërt me Tokën.

Image

Studimi i tyre ka treguar se planeti rrethohet nga disa copëza të vogla pluhuri në formë disku, që është edhe fillimi i krijimit të një planeti. Me këtë njohuri, hulumtuesit japonezë thanë se planetët formohen nga këto grimca pluhuri që formojnë një lloj disku i cili më pas kthehet në planet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat