Sonte shfaqet hëna e zezë

Speciale

Sonte shfaqet hëna e zezë

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 17:25
Hëna e zezë

Një hënë e rrallë e “zezë” pritet që të shfaqet sonte – por çfarë është kjo ngjarje hënore dhe a do të mund ta shohim atë?

“Lindja e Hënës së Zezë” mund të tingëllojë si një titull i një filmi apokaliptik sci-fi, por ngjarja astronomike nuk sinjalizon fundin e botës, pavarësisht pretendimeve.

Prej ‘hënës së përgjakur’, ‘hënës dredhëz’ e deri tek ‘super-hëna’, sateliti i Tokës ka marrë emra të ndryshëm deri më tani.

Emri më i fundit që hëna ka marrë është e ashtuquajtura “hëna e zezë” – edhe pse ka definicione të ndryshme që shpjegojnë atë çfarë ajo është.

Shumë ekspertë pajtohen se termi “hënë e zezë” i referohet hënës së dytë të re në një muaj kalendarik. Joe Rao nga space.com shpjegon: “Një hënë e dytë e plotë në një muaj kalendarik shpesh quhet hënë e kaltër. Një hënë e zezë supozohet të jetë pjesa e errët e hënës së kaltër; hënës së dytë të re në një muaj kalendarik”.

Hëna e fundit e zezë u shfaq në mars të vitit 2014 dhe tjetra pritet të shfaqet më 2019. Por a do të jemi në gjendje që ta shohim hënën e zezë? Hëna e zezë do të ndodh sonte në mbrëmje, por në disa vende të botës ajo do të shihet në ora 1 të mëngjesit të së shtunës. Për fat të keq, këtë hënë nuk do të mund ta shohim pasi që ajo do të duket e padukshme. Thjeshtë do të jetë shumë e errët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat