Kjo është fotografia e parë e Tokës nga hapësira

Speciale

Kjo është fotografia e parë e Tokës nga hapësira

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 19:43
Ilustrim

Sot ka me qindra fotografi të Tokës të bëra nga hapësira.

Prej satelitëve të NASA-së që monitorojnë akullin në Arktik e deri tek astronautët që bëjnë fotografi të Dritave Veriore, mënyra se si duket planeti ynë nga lart është një pamje e njohur për ne.

Por 70 vjet më parë ishte një histori krejt tjetër, deri më 1946 kur bota pa për herë të parë atë se si Toka duket nga hapësira.

Fotografia ishte bërë më 24 tetor 1946 duke përdorur një raketë V-2. Kamera ishte vendosur në një raketë të Ushtrisë Amerikane dhe ishte lëshuar nga Nju Meksiko.

Kjo ishte fotografia e parë e Tokës nga hapësira:

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat