Si e përfituan nënshtetësinë angleze shtatë vrasës të rrezikshëm shqiptarë

Speciale

Si e përfituan nënshtetësinë angleze shtatë vrasës të rrezikshëm shqiptarë

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 19:47
Bekim Ademi

Të paktën shtatë vrasës nga Shqipëria kanë hyrë në Britaninë ne Madhe duke u hequr si refugjatë të luftës në Kosovë. Në këtë konkluzion ka arritur “The Sun”. Ata janë pjesë e më shumë se 300 kriminelëve nga ky vend i vogël ballkanik që enden të lirë nëpër rrugët e Anglisë, dhe ky sipas gazetës është shqetësimi më i madh.

Në artikullin e publikuar sot nga gazeta prestigjioze britanike “The Sun”, flitet për persona me rrezikshmëri të lartë të pajisur të gjithë identitete false.

Bëhet fjalë për shqiptarë me origjinë nga Shqipëria apo Kosova që shfaqen si emigrantë të përvuajtur të luftës në Kosovë, duke prekur e mashtruar kështu “zemrat e buta” të britanikëve.

Alarmi është dhënë nga Agjencia Kombëtare Britanike e Krimit, sipas të cilës këta persona që kanë mashtrur me dokumentet janë pjesë e grupeve kriminale dhe trafikut të drogës që veprojnë ende nëpër rrugët e Anglisë
Agjencia shton se: “Grupet shqiptare kanë ndikim të madh brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar. Ata kanë kontroll të konsiderueshëm në të gjithë trafikun e drogës në Mbretërinë e Bashkuar, ndikim të veçantë kanë në tregun e kokainës”.

Kaosi i krijuar në vitet 1998-99, ku mijëra shqiptar nga Kosova u larguan gjatë konfliktit të përgjakshëm të spastrimit etnik me serbët, iu dha edhe këtyre kriminelëve mundësinë e artë për tu fshehur në vendet e Europës, e për t’ju shmangur kështu telasheve në vendin e tyre.
Zyrtarët e Ambasadës Britanike në kryeqytetin shqiptar Tiranën zbuluan mashtrimin pas zbulimit të “parregullsive” në pretendimet për azil.

Një avokat nga Kosova ka deklaruar se të paktën “300 mashtruesa kanë aplikuar për nënshtetësi britanike me dokumente të tilla. Duke ruajtur anonimatin e tij, The Sun shton se kjo është vetëm “maja e ajsbergut”
Ndërsa nga Teno Hodaj nga Interpol Tirana, vuri në dukje se për shkak të shumë mashtrimeve të tilla, me shqiptarë të rrezikshëm që hiqeshin si refugjatë, zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar e kanë të pamundur të bëjnë dallimin mes shqiptarëve dhe shqiptarëve nga Kosova”.

Image
Bekim Ademi

1-Bekim Ademi, 35 vjeç, (emri i vërtetë) Elidon Habilaj, mbërriti në Britani në vitin 1998, u dënua në mungesë në Gjykatën e Snaresbrook Crown pasi u shpall fajtor për mashtrim. 

2-Gjergj Kola, 48 vjeç, (emri i vërtetë) Gergj Cupi, vrau Mirash Ndreçën dhe Donika Kadelin në Rreshen në 1997, por iku në Itali përpara se të dënohej me 25 vjet dhe pastaj në Britani. 

3-Sami Qerkini, (emri i vërtetë) Bardhi Muça, mbërriti në Britani në 1995. Ai përdori pasaportën e tij britanike për të udhëtuar në Itali, Belgjikë, Holandë dhe Spanjë për të krijuar një rrjet të trafikut të drogës. 

4-Abdul Mekra, (emri i vërtetë) Avni Metra, u dënua me 25 vjet burg për vrasje në Shqipëri. U largua drejt Britanisë në vitin 1998. 

5-Samir Bashsa, (emri i vërtetë) Saliman Barci u dënua me 25 vjet burg për një krim të dyfishtë në 1997, në Shqipëri. Ai hyri kontrabandë me një kamion në Britani. 

6-Ali Qazimaj 43-vjeç, vrau çiftin e moshuar Peter Stuart, 73 vjeç dhe bashkëshorten e tij Sylvia 68 vjeç me qëllim për t’i grabitur. 

7-Dinjan Hysaj, 40 vjeç, ka kërkuar azil në vitin 1998 duke dhënë emrin e tij të vërtetë, por një datë të rreme të lindjes të vitit 1981 – në vend të vitit 1977. Diferenca prej 5 vitesh e “kualifikoi” që të hynte në Britani si një minoren. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat