Mësime të arta nga Uilliam Shekspiri, për strategët e sotëm

Speciale

Mësime të arta nga Uilliam Shekspiri, për strategët e sotëm

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 06:29
ilustrim

Bardi mund të na mësojë shumë mbi luftën, kombin dhe diskursin strategjik

Nga Robert Farley

Dekada e shkuar ka dëshmuar një shpërthim të artikujve, paneleve dhe seminareve mbi marrëdhëniet ndërmjet objekteve të njohura kulturore dhe sigurisë kombëtare. Nga “Battlestar Galactica” tek “Harry Potter” dhe nga “Star Wars” tek “Game of Thrones”, fiksoni ka krijuar një fjalor për mësimdhënien, angazhimin dhe madje edhe një formë të analizës strategjike.

Mosmarrëveshjet partiake mund të shpjegojnë tërheqjen ndaj kësaj lloj pune. Me analistët e ndarë mbi çështjet themelore të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme, veprat imagjinare sigurojnë bazë të pakta të përbashkëta për diskutime dhe debate. 

Duke luftuar mbi peisazhet imagjinare, analistët u çliruan të paktën pjesërisht, nga çështja e ndërlikuar e vlerësimit të botës reale. Uilliam Shekspir vdiq në 23 prill 1616. Veprat e tij kanë shërbyer si një gur prove për shumicën e mendimit strategjik dhe ushtarak përgjatë viteve. Sipas të gjitha gjasave, ato do të vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe në të ardhmen.

Bardi mbi luftën 

Lufta shërben si skenë për shumë prej veprave më të mira të Bardit. Dy nga katër dramat e tij të mëdha përfshijnë luftime në shkallë të gjerë, siurse ndodh në shumë nga dramat më të mira historike. Shekspiri jetoi në botën e Rilindjes së botës së luftës, ku forma e hershme moderne e organizimit ushtarak konkuroi me konceptet dhe praktikat mesjetare.

Shekspiri në radhë të parë, edhe pse jo ekskluzivisht, tenton të përshkruajë luftën e periudhave të vona mesjetare dhe antike. Përshkrimi i tij i mesjetës përfshin një fiksim ndaj personaliteteve, dhe lidhjeve mes princat feudalë dhe ushtarëve të tyre (apo edhe armiqve). Përshkrimi i tij i luftës së lashtë anon më pak nga aspekti personal, që në disa mënyra dëshmohet më i afërt me modernen se sa mesjetaren.

Fatmirësisht, kontributi kryesor i Shekspirit qëndron më shumë në kamp se sa në fushën e betejës. Nga njëra anë, kjo ka i mundësuar adaptuesve për ta vendosur atë në një kontekst modern ushtarak (si me Rikardin III dhe Korilanusin). Nga ana tjetër, ka mbajtur syrin e publikut në mënyrë të qëndrueshme mbi aspektin ndërpersonal; motivet e ushtarëve për lavdi, pre dhe nder; dhe mënyrat në të cilat ushtarët kishin të bënin me njëri-tjetrin. Në fakt, parakalimi i Henrit përmes kampin e tij një ditë para Betejës së Azhinkurit u shndërrua në një tekst bazë për të kuptuar marrëdhëniet ndërmjet komandantëve dhe njerëzve të tyre.

Image

Bardi mbi Kombin

Shekspiri shkroi në agun e nacionalizmit modern. Në shumë mënyra, ai shërbeu si një propagandist efektiv për një komb britanik të bashkuar nën një kurorë të vetme, dhe në nevojë për një letërsi të vetme kombëtar. Ne mund të kuptojmë se si proto-nacionalizmi i dukshëm në dramat romake të Shekspirit i bënin thirrje atij (dhe audiencës së tij) në këtë kontekst, por ai nuk iu fsheh bërjes së një apeli direkt dhe konkret ndaj identitetit të përbashkët britanik. 

Sigurisht që Makbethi ka luajtur një rol në këtë përpjekje, duke ligjëruar dhe historizuar bashkimin e Skocisë dhe Anglisë. Ngjashëm, veprat historike ndihmojnë për të siguruar një histori të përbashkët kombëtare për pjesët e ndryshme të mbretërisë. Gjithashtu Shekspiri u kujdes për të përvijuar kufirin midis nacionalizmit francez dhe atij anglez. Henri V mbetet evokimi më i qartë i një shpirtit unik luftarak anglez, edhe pse ai e do aq shumë Francën. 

Por një rrymë nënujore e nacionalizmit britanik gjithashtu kalon nëpër Mbreti Lir, pavarësisht se vajza e tij simpatike e gjen veten në anën e mbretit të Francës. Asnjë nga këto nuk na lë me njohuri shumë të dobishme mbi të ardhmen e Europës, apo edhe të Brexit, por veprat e Shekspirit ofrojnë një dritare sesi letërsia popullore mund të ndihmojë në prodhimin e një identiteti kombëtar.

Bardi mbi diskursin strategjik

Ne sigurisht gjejmë një pjesë të mirë të strategjisë ndërpersonale tek Shekspirit. Jago që tejkalon në dinakëri Otellon të vjen menjëherë në mendje, por edhe Hamleti që në mënyrë të qëndrueshme kompromenton pozitat e mbretit Klaud, si dhe dhjetëra raste të tjera. Ne ndeshim më rrallë diskutimin e çështjeve strategjike kombëtare. Tek Hamleti, Fortinbras akumulon vazhdimisht pushtet teksa krerët e Elsinorit i binin violinës, por princi i Norvegjisë shfaqet vetëm në skenën e fundit të veprës. 

Tek Liri (në krahasim me interpretimin e Kurosavas), Shekspiri përqëndrohet në pamundësinë e mbretit të moshuar për të vlerësuar si duhet bijat e tij, në vend të gabimit politik për të ndarë mbretërinë në tri pjesë. Edhe Korilanusi, ndoshta ndër veprat më militariste të Shekspirit, përqendrohet kryesisht në çështjen e tradhtisë personale, në vend se të politikës në vetvete. Sigurisht, disa nga shfaqjet merren me tema politike. Mark Antoni bën një apel politik (në mos emocional) për të mundur vrasësit e Çezarit. 

Tek “Masa për Masën”, Duka Vinçensio aplikon një taktikë makiaveliste për të mësuar më shumë për qytetin e tij dhe zëvendësit e tij. Dhe vepra historike përfshin një shumëllojshmëri stratagjemash të destinuara për të nxjerrë jashtë loje armiqtë. Por ashtu si “Lojërat e Fronit” ofrojnë material për bisedat moderne strategjike, familjariteti i  përbashkët me Shekspirin e ka bërë atë një gur prove për shkrimtarët mbi strategjinë ushtarake nëpër shekuj. 

Xhulian Korbet citon Shekspirin në historinë e tij të marinës Tudor. B. H. Liddell Hart i njeh meritën Shekspirit (sidomos tek Hamleti) që ka ilustruar në mënyrë shumë të qartë vlerën e mashtrimit në luftë. Çërçilli i mbushte fjalimet dhe librat e tij me referenca ndaj Shekspirit, veçanërisht të veprave historike. Bardi shfaqet më rrallë në kanonin strategjik amerikan (deri në atë masë që ai shmanget nga kushëriri i tij britanik), por shumë presidentë amerikanë kanë gjetur vlera të mëdha në veprën e tij. 

Shekspiri nuk ofron shumë në aspektin e të menduarit mbi operacionet e kombinuara të armëve apo FONOPs në Detin e Kinës Jugore, përveçse në rastin e konflikteve njerëzore dhe dilemave që mundojnë personazhet e tij dhe që ende na pikëllojnë. Kontributi më i dobishëm se çdo art mund të japë për diskursin strategjik, është ofrimi i një fjalori të përbashkët që mundëson diskutimin. 

Një referencë ndaj Makbethit, Akilit apo Herri Poterit është produktiv, vetëm për aq sa zgjon një grup të përbashkët kuptimesh në lidhje me mënyrat në të cilat bashkëveprojnë personat dhe institucionet. Festa e Shekspirit mbi njerëzoren së bashku me popullaritetin e tij të qëndrueshëm, do të thotë se ai do vazhdojë të ketë vendin e tij për një kohë shumë të gjatë. 

Qëndrueshmëria e Bardit, në çdo kuptim të mirëfilltë, nuk ka zhvlerësuar apo dëmtuar diskursin strategjik të botës anglishtfolëse. Përkundrazi, ka siguruar materiale të një sensi të përbashkët për mendimtarët dhe shkrimtarët e të gjithë brezave. Apeli i George R. R. Martin dhe sagës së Luftës së Yjeve mund të provohet më pak i qëndrueshëm, por nëse ato i shërbejnë efektivisht të njëjtin qëllim (dhe përdoret me masë), është e vështirë të shihet ndonjë problem shumë serioz.

Shënim: Robert Farley është librit “Libri i betejave detare”. Ai është professor në Shkollën e Diplomacisë dhe Tregtisë Ndërkombëtare në Universitetin e Kentakit në SHBA. / “National Interest” – Bota.al

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat