Paralajmërohet apokalips tjetër, bota ‘përfundon’ në fund të javës që vjen

Speciale

Paralajmërohet apokalips tjetër, bota ‘përfundon’ në fund të javës që vjen

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 16:21
Teori se bota përfundon me 15 tetor

David Meade që paralajmëroi se njerëzimi do të shuhet më 23 shtator të këtij viti, tani ka një datë tjetër që tregon se gjithçka në këtë botë do të përfundojë.

Sipas këtij hulumtuesi të teorive konspirative, më 15 tetor do të ketë goditje nga dy planete misterioze që po rrinë të fshehura dhe jeta në planetin donë do të merr fund.

Tërmetet që do të zgjasin shtatë vjet, do të shkaktojnë uragane dhe cunami shkatërrues, të cilat kanë pasoja të mëdha për njerëzimin.

Megjithëse parashikimet e Meade kanë ngjallur shqetësim te një pjesë e popullatës, NASA ka bërë të ditur se nuk ka ndonjë planet të fshehur, që mund të nxiste pasoja.

Por, uraganet dhe tërmetet e fundit, që lanë të vdekur dhe shumë dëme materiale, kanë bërë që të besohet se edhe mund të ketë ndonjë apokalips.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat