Planeti i nëntë ekziston, sugjeron NASA

Speciale

Planeti i nëntë ekziston, sugjeron NASA

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 19:07
Ilustrim

Sipas një deklarate të re nga NASA, astronomët janë të bindur se ekziston edhe planeti i nëntë.

Planeti hipotetik besohet se është 10 herë më i madh se Toka dhe se ndodhet në errësirë, jashtë sistemi diellor, rreth 20 herë më larg diellit se sa ndodhet Neptuni.

Përderisa bota misteriozë është nuk është zbuluar në tërësi, astronomët kanë zbuluar një numër tiparesh të çuditshme të sistemit tonë diellor që shpjegohet më së miri nga prania e një planeti të nëntë, deklaron NASA.

“Tani ka pesë linja të ndryshme të provave vëzhguese që tregojnë për ekzistencën e Planetit të Nëntë”, ka deklaruar Konstantin Batygin, astrofizikant planetar në Institutin e Kalifornisë për Teknologji.

Në vitin 2016, Batygin dhe bashkëautori Mike Brown, botuan një studim që shqyrtoi orbitat eliptike të gjashtë objekteve të njohura në Rripin e Kuiperit një rajon i largët i trupave të akullt që shtrihen nga Neptuni jashtë drejt hapësirës ndëryjore.

Me ndihmën e Elizabeth Bailey, ekipi tregoi se ndikimi i Planetit Nëntë mund të kishte shtrembëruar planetet e sistemit tonë diellor.

Hulumtuesit planifikojnë të përdorin Teleskopin Subaru në Observatorin Mauna Kea në Havai për të gjetur Planetin Nëntë, dhe pastaj të nxjerrin përfundimin se nga vjen planeti misterioz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat