Zbulohet misteri i banorëve të ishullit të Pashkës

Speciale

Zbulohet misteri i banorëve të ishullit të Pashkës

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 17:52
Zbulohet misteri i banorëve të ishullit të Pashkës

Statujat e gurta monolitike, 887 të tilla, të ngritura nga Rapa Nui, popullata vendase, gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen në ishullin e Pashkës (Easter Island). Këto monumente të quajtura Moai, janë trashëgimia që kjo popullatë ka lënë në Oqeanin Paqësor. Spekullohej se kjo popullsi misterioze e kishte origjinën nga kontinenti, Amerika Latine, e që kishte kapërcyer oqeanin prej 3700 km larg tij. Shpjegimi i bërë nga “Current Biology” është se këta banorë kanë qenë më të izoluar sesa besohej. Misteri më i madh lidhet me origjinën e tyre genetike. A ishin të parët e Rapa Nuive aborigjenët amerikano-jugorë, apo banorët e ishullit të Paqësorit perëndimor?

Informacioni i publikuar tregoi se janë gjetur gjurmë ADN-je që u përkasin polinezianëve. “Janë 100%  polinezianë të pastër. Mendojmë se këta njerëz erdhën nga perëndimi, por nuk kemi të dhëna për udhëtimin e tyre të jashtëzakonshëm përmes paqësorit”,- u shpreh Pontus Skoglund, autor i studimit.

Image

Dyshimi dhe debatet e antropologëve mbi Rapa Nui kanë filluar shumë shekuj më parë. Dyshimi mbi paraardhësit erdhi nga zbulimet e plantacioneve të patateve, një produkt tipik amerikan. Sipas studimit, ishulli i Pashkës mund të ketë patur rreth 17500 banorë duke patur parasysh prodhimin e këtij produkti, pavarsisht vlerësimeve të  bëra nga europianët e parë në ishull, aty nga shekulli XVIII. U studiuan mbetjet e skeletëve të pesë individëve të gjetur në vitin 1980. Analizat e ADN-së së mëparshme kishin treguar se mes geneve të banorëve të ishullit kishte gjurmë të popullatës latino-amerikane, por sipas studimit të ri kjo ndodhi pas prezencës së europianëve. Teoria tjetër tregon se në ato kohë ishin të zakonshme udhëtimet nga ishujt e Polinezisë dhe Amerikës së Jugut, gjë që ka provokuar një kontakt më të hershëm mes dy popullatave. Por kjo teori nuk është provuar dhe mban në ishull një nga misteret më të mëdha të njerëzimit. “ Nuk kemi gjetur prova të një fluksi genesh mes banorëve të ishullit të Pashkës dhe Amerikës së Jugut. Jemi të befasuar se nuk kemi gjetur asgjë, kur nga ana tjetër ka shumë prova që duken të tilla dhe për këtë ishim të bindur që do të gjenim të dhëna direkte të një kontakti para europian me Amerikën e Jugut, por ja që s’ndodhi kështu:, – u shpreh Fehren-Schmitz.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat