NASA zbulon sistem planetar të ngjashëm me Sistemin Diellor - Bota Sot
NASA zbulon sistem planetar të ngjashëm me Sistemin Diellor

Speciale

E hënë, 22 tetor 2018

NASA zbulon sistem planetar të ngjashëm me Sistemin Diellor

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 18:35
Ilustrim

Nasa ka zbuluar një sistem yjesh pothuajse të njëjtë me sistemin tonë diellor.

Ky është numri më i madh i botëve të zbuluara ndonjëherë në një sistem planetar jashtë sistemin tonë.

Ylli i njohur si Kepler-90, është vetëm pak më i nxehtë dhe më i madh se dielli, dhe ka shtatë planetë përreth tij.

Kepler -90 dhe sistemi i tij ishin zbuluar prej vitesh, por zbulimi i madh është gjetja në të e dy planetëve krejtësisht të rinj dhe përdorimi i inteligjencës artificiale për ta bërë këtë.

Image

Kjo, thotë NASA, sugjeron që edhe sisteme të tjera të zbuluar deri më tani mund të fshehin planetë të tjerë, e me gjasa edhe nga ata që orbitojnë në atë që njihet si “zona e jetës”, larg yllit të vet mjaftueshëm për të mos qenë top zjarri dhe afër mjaftueshëm sa për të mos qenë i akullt.

“Arkivat tona fshehin një thesar të paçmuar që do të zbulohet në vitet në vazhdim duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale”, deklaroi Paul Hertz, drejtor i Divizionit të Astrofizikës në NASA.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test