Gjetje arkeologjike nga fshati Gur i Divjakës - Bota Sot
Gjetje arkeologjike nga fshati Gur i Divjakës

Speciale

E martë, 16 tetor 2018

Gjetje arkeologjike nga fshati Gur i Divjakës

Nga: Dr Niko Ferro Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 09:36
Fragment pitosi me gryk katrore, i stilizuar me palmeta gjetur në Babunjë shek. IV p.e.s

Pak kohë më parë, në fshatin Gur të Divjakës në vendin me toponimin “Kodra e Trëndafilit”  banorët vendas hasën në “copa të trasha qeramike me shenja në formë dallge dhe me vija të drejta”. Duke parë format trashanike të qeramikës të shtyrë edhe nga kureshtja dikush i mblodhi për t’i sjellë në muzeun e Lushnjës. Nga këqyrja që ju bë rezultoi se paretet kanë fakturë të trashë dhe  kanë ngjyrë të kuqe në kafe.  Në njërën prej paretëve dallohet të jetë lyer me një shtresë të hollë sere në pjesën e brendshme. Ndërsa  në anën e jashtme ato janë dekoruar me teknikën e incizimit  dhe me motive vijash të valëzuara e të drejta.

Paretet në fjalë i përkasin enëve me përmasa të mëdha të njohura si pitos. Në përgjithësi pitosat e lashtë kanë më së shumti trajtë vezake por ka edhe të tillë me trup sferik dhe janë të lartë gati sa një shtat njeriu mbi 1.50 m. Një rast i veçantë i cili vlen të përmendet (shiko foton) është zbulimi i një pareti pitosi me grykë katrore për të cilin mund të themi se për nga forma është i njëjtë me atë që është zbuluar në Apoloni para disa vitesh.  Shpesh  pitosat mbajnë edhe vula me emra njerëzish por deri më sot në zonën e Lushnjës dhe të Divjakës nuk kemi hasur ndonjë të tillë.

Si përfundim mund të themi se pitosat në antikitet kanë luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e përditshme të ilirëve. Drithërat e karbonizuara si grurë, elb, në ndonjë rast edhe farë kërpi, të gjetura në disa nga pitosat e zbuluara, tregojnë se ata kanë shërbyer si enë për mbajtjen dhe ruajtjen e prodhimeve bujqësore.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test