Gjendet nëndetësja gjermane që ishte fundosur nga përbindëshi i detit

Speciale

Gjendet nëndetësja gjermane që ishte fundosur nga përbindëshi i detit

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 19:04
Nëndetësja gjermane

Ndërsa vendosnin një linjë të transmetimit nëndetar, inxhinierët skocezë zbuluan diçka të pabesueshme - një nëndetëse nga Lufta e Parë Botërore në fund të detit.

Ekspertët besojnë se bëhet fjalë për nëndetësen e fundosur gjermane UB-85, ekuipazhi i së cilës thuhet se u sulmua dhe u mbyt nga një përbindësh deti.

Sado që të tingëllojë përrallore, rrëfimi është bartur me vite dhe historianët e kanë marrë me seriozitet.

Iness McCartney, historiane dhe arkeologe e detit nga Universiteti Bournemouth konsideron se gazetarët janë fajtorët kryesorë për përhapjen e rrëfimit në sulmin e krijesës detare.

Mbeturinat e nëndetëses janë gjetur jo shumë larg qytetit Stranraer në jugperëndim të Skocisë, në thellësi prej 104 metrash përmes sonarit.

Kapiteni Günther Krech dhe ekuipazhi i tij ishte zënë rob nga anija luftarake britanike HMS Coreopsis më 30 prill 1918. Ata u kapën në sipërfaqe të detit, në një patrullim të rastit të anijes britanike. Për befasi të britanikëve, gjermanët u dorëzuan menjëherë.

Gjatë marrjes në pyetje, kapiteni tha se nëndetësja kishte dalë në sipërfaqe për të mbushur bateritë, pasi ishin sulmuar nga një bishë e çuditshme.

“Kishte kokë të vogël, me dhëmbë të gjatë, të cilët shkëlqenin nën dritën e hënës. Ekuipazhi me plot telashe dëboi krijesën detare duke shtënë me revole”, ka thënë  Krech.

Edhe pse kishin dëbuar përbindëshin detar, në “takimin e afërt” nëndetësja kishte pësuar aq shumë dëme sa nuk mund të qarkullonte.

“Për këtë arsye keni arritur të na kapni në sipërfaqe, pasi nuk bëhej fjalë për pakujdesi, por për shpëtimin e jetës”, u kishte thënë Krech britanikëve.

Sa i përket asaj se çfarë ka ndodhur saktë mbetet një lloj misteri dhe shkencëtarët shpresojnë në gjetjen e mbetjeve të nëndetëses, pas së cilës do të mund të gjenin përgjigjet, madje edhe ekzistimin e përbindëshit potencial.

Ekspertët besojnë se disa gjallesa detare kanë mundur të paaftësojnë nëndetësen, ndërsa shtrojnë pyetjen nëse bëhet fjalë për një gjallesë të njohur, apo një specie ende të panjohur, për të cilën kapiteni Krech dhe ekuipazhi i tij menduan se bëhej fjalë për përbindësh.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat