Kampi i interrnimit në Shtyllas - Fier, u bë më i dashur se Theranada - Bota Sot
Kampi i interrnimit në Shtyllas - Fier, u bë më i dashur se Theranada

Speciale

Kampi i interrnimit në Shtyllas - Fier, u bë më i dashur se Theranada

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 2 prill 2018 Në ora: 22:48
Kampi i interrnimit në Shtyllas - Fier

Qazim Bllaca (Bllacë, 9 maj 1915 - Prizren, 18 korrik 2005) qe nëpunës, përfaqësues i Kosovës në Kuvendin Kombëtar, nënministër i Tokave të Lirueme në qeverinë Libohova dhe njëri prej bashkëthemeluesve të Lidhjes së Dytë të Prizrenit.Qazim Bllaca, u bë mik i madh i familjeve të mëdha e patriote shqiptare, dhe sfida tij për tu arratisur me varkë nga kampi i interrnimit në Shtyllas të Fierit 

Përmbajtja e jetës së tij, simbas Wikipedia, Jeta, Tridhjetë vjet nëpër ferrin dhe burgjet komuniste në Kosovë e Shqipëri, Patriotizmin e trashëgoi nga i ati, Ramë Bllaca, Kryetari i parë shqiptar i Bashkisë së Prizrenit, Qazimi, i treti nga 16 fëmijët e Ramë Bllacës, Shqiptarët në Kosovë vriteshin në Shqipëri - burgoseshin, Përpjekja e pasukses për arratisje në itali, Ngritja dhe rënia në hierarkinë e pushtetit shqiptar, Arrestimi në fshatin Budakovë, Nga qelia e vogël në qeli të madhe, Rikthimi në Kosovë pas tridhjetë vjetësh të kaluara në burgjet e Shqipërisë, Lajmi që e kishte pritur aq shumë kohë, Në burgjet e Shqipërisë Qazim Bllaca kishte përjetu ar tmerre (Pamje nga burgu i Tiranës), Ersekasi dhe labi që ia shpëtuan jetën, Lidhje të jashtme

Qazim Bllaca, i perket asaj plejade shqiptaresh: patriote te flaket, qe aty nga fundi i vitit 1948 apo fillimin e vitit 1949, ju drejtuan Shqiperis, e cila pasi i prishi marrdheniet edhe me Ish"Jugosllavine", i ktheu "shpinen" edhe Kosoves. Ai se bashku me dhjetra patriot te tjere, hyri ne Shqiperi , se aty do te gjente ngrohtesine e vendit ame. 

Rapsodi popullor Dervish Shaqja - i kendoj me çifteli kesaj gjeme, duke thene" Oj! Kosove! kur t'a ktheva shpinen - Vera mu ba dimen". E Dimer ma te madh, besoj se nuk ka perjetuar ndonjiher kombi shqiptar. Mbasi, pothuaj ne te gjithe veriun e vendit filluan arratisjet ne mase nga te dy anet e kufirit shqiptaro shqiptar. 

Si rezultat i kesaj situate dhe per ta frenuar sadopak ikjen e madh te personave qe arratiseshin jashte vendit, Qeveria komuniste e Tiranes, e rriti menjehere represionin dhe ne ate kohe, sipas statistikave edhe filluan internimet ne mase e burgimet e shqiptareve ne Shqiperi, edhe nga trojet etnike.
Vujatjet dhe kalvari i vuajtjeve si rezultat i atij sundimi, ne kampet e burgjet neper Shqiperi, qe u permbushen plot, e perplot me pjestar te familjeve me te mira shqiptare, patriote atdhetare, fisnike e inetelektual me edukim e shkollim perendimore, e pesuan te gjithe. Rregjimi i papare, qe sapo kishte ardhur ne pushtet me gryken e aremeve, i ktheu armet ndaj shqiptareve. 

Nisur nga numri i madh i te internuarve dhe te burgosurve , qeveria komuniste u detyrua dhe hapi njeri pas tjetrit vetem kampe e burgje, ne çdo moçal e kenet, ne ato zona te Shqiperise, ku edhe dielli dukej vete dy ore ne dite. Ne ato kampe interrnimi ku si fillim thuhet se vuanin denimin e tyre rreth 60,000 te internuar, me nje gjendje ne kufijte e mizerjes, frikes dhe represionit policore. 

Per fate te keq Qeveria komuniste e Tiranes e rriti represionin edhe ndaj vellezerve tane te pertej kufirit shqiptaro-shqiptar. Ne kampet e burgjet neper Shqiperi, sipas deshimtarve te kohes, ndodheshin edhe shume shqiptare te Kosoves, shqiptare te Malit te Zi, Maqedonise, Presheves, Bujanovcit, Medvegjes e Çamerise.

Njeri prej tyre eshte edhe Qazim Bllaca. I cili me 19 korrik - ne fshatin Bllace te Therandes u varros si njeri prej veprimtarve e patriote me te shquar i Çeshtjes Kombetare. Qazim Bllaca, i cili vdiq ne moshen 90 vjeçare, ne ceremonine e varrimit u vleresua lart, per kontributin dhe sakrificat shume vjeçare te te ndjerit, ne mbrojtjen e te drejtave te shqiptareve. 

Qazim Bllaca, eshte simboli i nje shqiptari prej Kosove, qe perjetoj edhe tragjedin me te madhe kombetare ne Shqiperi. Njerezit qe e njohen e jetuan me ate, tani flasin dhe deshmojn per here te pare mbi kalvarin e gjate te vuajtjeve te Qazim Bllaces, e qindra familjeve te shqiptare neper kampet e ndryshme te internimeve. Kampe, te cilat, regjimi komunist i Enver Hoxhes, i kishte shpallur si kampe te "familjeve reaksionare". 

Dhe, njera prej këtyre, familjeve që u burgos, u pushkatua dhe u interrnua e gjitha, me disa pjestar te familjes se madhe dibrane, ishte fisi i madh i legjendes dibrane Famila Ndreu, e Elez Isufit e prisave të tjer Ndreu . Familje, kjo, e cila, qe s'bashku me familjet me te mira shqiptare, patriote e atdhetare, fisnike e inetelektuale me edukim e shkollim perendimore, pronare ligjitim, kane vuajtur neper kampet e burgjet ndryshme enveriane nga viti 1945 e deri ne vitin 1990-te.

Por, qe nga viti 1995, disa pjestare te kesaj familje te njohur ne te gjithe Shqiperine, dhe me ze ne historine kombetare, pas renejes se rregjimit komuniste, qendrojn me banim ne disa shtete të SHBA. 

Ata kur mblidhen nuk i harrojn kurre vuajtjet qe kan kaluar neper ato kampe e burgje komuniste, nuk harrojnë as edhe njerin prej atyre bashkëvuajtjsve që ndanë bashkë, bukën dhe vuajtjen e përbashkët, në Libofsh, Shtyllas - Fier, dhe Lubonjë të Vlorës. 

Shpesh herë ata kujtojnë atë që e quajnë njeriu më aferm me familjen e tyre ne interrnimin ne kampin e ineterrnimit ne Shtyllas-Levan(Fier) Qazim Bllaca nga Theranda e Kosovës. Duke kujtuar së bashku me të me malle, dhimbje e deshire, dramen tragjike te te gjitha familjeve , per ato qindra e qindra familje te tjera, qe paten te njejtin "fat" me familjen Ndreu, në kampet famëkeqe të interrnimit të Enever Hoxhës në të gjithë Shqipërinë .

Ata tregojnë se si familja e madhe Ndreu nga Dibra u be ne interrnim mike e madhe e Qazim Bllaces nga Kosova.

Të flasësh për Qazim Bllacën, për një  shqiptar nga Kosova, që kaloj jetën burgjeve dhe kampeve të internimit në Shqipërinë komuniste, të Enver Hoxhës, dhe për rrjedhën e tij nga një familje patriotike, duhet gjërë e gjatë dhe ka se për çka të flitet. Po të kishte qenë e mundur të merreshin me kujdes dhe përpikmëri të gjitha shënimet e literaturës politike të ish-shtetit Jugosllav dhe atij shqiptar, do të ishte shkruar një MONOGRAFI voluminoze me materiale të nduarndurta rreth Qazim Bllacës.

Mirëpo, pak apo shumë ata që treguan për jeten e Qazim Bllaces në Shtyllas, ishin : Xhevati, Lavederimi, Besniku, Astriti, Shpetimi, Sokoli e Albani, Kastrioti e Shkelzen Ndreu, dhë qe deshironin te flasin per gazeten kombetare Bota sot, rreth njohjes dhe jetes se tyre ne kampin e inetrrnimit, me shqiptarin e Kosoves, Qazim Bllaca, për të mos e harruar por dhe ta kujtuar me një respekt të madh. 

Ata thanë se komunistet, qe erdhen ne pushtet me forcen e armeve ne dhjetorin e vitit 1944, me arrestimet, denimet, pushkatimet pa gjyqe, interrnimet ndaj te gjithe atyre qe i qujaten kundershtaret te tyre politike, e kishin filluar qe me perpara se te merrnin pushtetin, por me internimet e para te atyre familjeve qe ata i shpallen "reaksionare", e "armiq te popullit" e "tradhetare", filluan aty nga maji i vitit 1945. 

“Ne, tha njeri prej tyre ne interrnim ne kampin e interrnimit Shtyllas-Levan(Fier), u njohem edhe me Qazim Bllacen, rreth viteve 1965 - 1966” duke u bërë mik shtëpie me Qazimin.

Lavderimi, qe e ka njohur nga afer shprehu nje hidherim të madh kur pati mësuar vdekjen e tij. 

“Ngase ne qofte se ka nje njeri , politikan te zotin , intelektual te shquar, nje burr me te gjitha virtytet, qe ka nje shqiptar, nje njeri i i takojn te gjitha cilesite si nje shqiptar, ai eshte Qazim Bllaca” ishin të mendimit ata, gjatë një bisede për gazetën Bota sot. 

Duke shtuar se :”Ai ishte ish i burgosur dhe më pas i internuari dhe i presekutuari i rregjimit diktatorial enverian, i cili ka jetuar e punuar ne pune te detyrueshme ne kampin e e interrnimit ne Shtyllas, Levan(Fier), s'bashku me qindra familje te tjera nga e gjithe Shqiperia, duke u bër shëmbëltyra e një shqiptari, patriot e atdhetar”, thanë pjestar e famijes Ndreu.

" Kemi jetuar mbi 25 vjet me nje njeri burreror, i palekundur dhe i pathyer nga diktaura komuniste, e sistemit qe udhehiqte Shqiperine. Bllaca, ishte i ndershem e punetor i pa perlyer me ndonje "nofke" nga sigurimi i shetitit. Ai dinte mire te njihete e respektonte, mikun dhe te urrente armikun e tij. Nje njeri i aft te tejkaloj çdo situate. Nje i zgjuar, trim, pariot e intelektual. Nje nder elitat e interrnimit, per shkollen e dhe kulturen . Shkonte ne punen e detyrueshme, duke u bere i njejte si te gjithe bashkevujatesit e tij - i thjeshte dhe i dashur, tamam si nje shqiptar shembullor. Ai ishte simbol i rezitences kundra atij sistemi anti-shqiptar” simbas tyre.

Qazim Bllaca, vuajti denimin ne Interrnim, deri me 1987-en, kur me nje vendim te Minstrise se Puneve te Brendeshme, e cila, at'here ishte ne gerrhamën e fundit te diktatures, i "liroj" zinxhiret e roberise duke ju dhene pak liri qytetareve te saj. At'here kur filloj te bjere roberia dhe shqiptaret filluan te marren pak-e nga pak frym lirisht te shohen pak drite nga sketerra komuniste, pohuan disa naëtar të familjes Ndreu që kan qënë së bashku me Qazim Bllacen, ne kampin e ineterrnimit ne Shtyllas-Levan(Fier).

Kur, erdhi ne interrnim ne kampin e interrnimit ne sektorin e Shtyllasit, Levan(Fier), Qazim Bllaca, e sollen nga Burgu i Burrelit, nje nga burgjet me famekeqe te Shqiperise. Ai erdhi tek ne, si nje njeri i sprovuar me jeten e veshtire te burgjeve dhe ineterrnimeve komuniste. 

Ai si te gjithe bashkevuajtesit e tij ishte nje njeri totalisht i gjitheaneshem. Filloje pune si mekanik nga qe atje kishin me nevoj pushtetaret te shfrytezonin aftesit e tija. Aty u njoh me nje djale tejter kosovar te quajtur Qazim Vulaj, i cili , siç tregojn ngjarjet e me voneshme, kishte punuar, e enderruar gjate te bente nje sfide te madhe rregjimit. Te arratisej pra, nga nga kampi i interrnimit ne Shtyllas. Takimi dhe kontaktet midis tyre ishin te nje mendimi tjeter - si te realizohej arratisja spektakolare, jo puna nen rregjimin enverian dhe nenshtrimi.

“Rreth kesaj ngjarje, Lavderim Ndreu, ka shpjeguar se :"Nderkaq, ne nje dite vjeshte me 1967 -sa ishim duke na bere apelin - nje menyre kontrolli, kjo, e policise dhe e debileve te tyre, që te mbanin nen kontroll tre here ne dite te interrnuarit - aty rreth ores 11:00 te nates, mesuam se nje grup te ineterrnuarish ishin larguar ne drejtim te pa ditur nga kampi. Dhe, se forcat e ndjekjes ishin vene ne ndjekjen te "reaksionarve".

Peshperitej ne kamp, tha ai te neseremen se ata ishin larguar ne drejtim te kufirit detar, pasi edhe shancet me te medha, per t'u arratisur ishin vetem ne ate drejtim. Ne rruge ajrore distanaca nga kufiri detar ne bregdetin e segmetit derdhja e Vjoses dhe Seman ne vendin e quajtur hidrovori i Hoxhares, ishte diçka me pak se dy a tre kilometra. 

Njerezit thoshnin se Qazim Bllaca, ishte njohes i mire i kufinjeve te Shqiperise dhe e njihte nga shkollimi i lart qe kishte mjaft mir terrenin e Shqiperise. Ndersa , Qazim Vulaj ishte nje mekanik i perkryer. Keshtu, duke shfrytezuar mjeshterin e mekanikut Qazim Vulaj me mjetet te cilat, ata kishin ne dispozicion ne ofiçinen e kampit, ndertuan nje barke druri te vogel. E ndar kjo ne tre pjese e çmontueshme dhe e montueshme, ne çdo vend dhe me nje peshe te lehte. Ata kishin edhe dy lopata te punuar me mjeshteri. I papajtur me rregjimin enverian edhe ne interrnim tenton te arratiset.

Duke sjellur kujtimet e tija, familja Ndreu ka thënë se;  "Mbasi beme apelin e mbermjes, u shperndam sejcili prej nesh ne shtepit e tyre. Ata, duket se jane nisur drejt arratisjes rreth ores 12:00- se mesnates, pasi kampi ra ne gjume i gjithi. Tre te interrnuarit, Qazim Bllaca , Hazir Halimi, Qazim Vulaj, kane pase sejcili nga nje pjese te varkes, mbi shpine. Pas dy a tre oreve rruge, e pa rruge neper arat e fermes dhe te kooperativave, qe na rrethonin, ata kane mberritur afer nje poste kufitare bregdetare. Ne afersi te detit, ata sipas rrefimeve te pastajme duhet te ken mberritur aty rreth ores dy te mesnates.

Mbasi kane vrojtuar mire patrullen dhe levizjet e tyre, kane montuar barken dhe e kane hedhur ne dete. Nata per fatkeq ka qene teper "tekanjoze" dhe nuk donte ne asnje menyre t'i ndihmonte te "pafatet". Nje stuhi e madhe me shi rrebesh dhe ere te forte, ate nate, e ka perfshire papritmas vendin, shkreptima dhe fortuna e madhe. Ne ket situate tragjike, gjendja sa vinte e behej me e veshtir, dalja ne dete u be e rrezikeshme edhe per jeten e tyre, dallget e "hazdisura" dhe te "terbuara" nuk e linin barken te dilte me ne det te hapur, por e nxirrnin fare lete ate ne breg. Keshtu, ata kane tentuar dhe dy tre her, duke "luftuar" me dallget, per rreth dy a tre ore, te tjera te çajne dallget, por ka qene aq e pa mundur, sa qe me ne fund kane rene dakort, te heqin dore per momentin nga kjo "aventur" me rrezik edhe jeten.

"Nderkohe , duke hequr dore nga kjo tentative, dhe duke pare se çdo gje ishte i pa mundur, e mengjesi po afronte, patrullat e ushtrise, qe si çdo dite vinin drejt vijes kufitare filluan te levizen. Ne keto kushte, ata te tre largohen ne thellesi te bregdetit - neper gemusha, qe te kalonin diten, me mendimin qe deri sa te qetesohej moti dhe te provonin perseri arratisjen nga sketerra. Patrulla ushtarake e perber nga dy ushtare me kuaj , rreth ores 6:00 te mengjesit, u tha se ka rene ne gjurmet e disa personave, qe mendohej se gjate nates, kane tentuar te arratisen. Deti kishte filluar te qetesohej dhe gjurmet ne reren e lagur, dukeshin fare qarte. Menjeher roja bregdetare u alarmua dhe nga Dega e Puneve te Brendeshme ne Fier, kerkoje ne ate vend forca te policse dhe qenet e kufirit, duke kontrolluar me imetesi gjithe pyllin e pishave, keneten dhe gemushat rreth bregdetit nga vinin gjurmet. Operacioni ne gjurmet e te arratisurve nuk zgjati shume , pasi Qazim Bllaca, Qazim Vulaj dhe Hazir Halimi, u zbuluan te fshehur ne pyllin e pishave. Nen thirrjen e ushtareve te armatosur rende me automatik, u eshte bere thirrje te dorzohen se jane te rrethuar. 

Ata pa asnje lloj rezistence, pasi ishin krejt te parmatosur u vetedorezuan.

Keshtu qe, than deshimtarët e kohës anëtarët e familjes Ndreu,mbas nje muaji ne hetusi e torturash çnjerezore, me nje vendim te posaqem te Kuvendit Popullor, ne ate kohe, u tha se te gjithe emigratet politik, ketu perfshiheshin e kosideroheshin si emigrant politik edhe vellezerit tane nga Kosova, ose viset e tjera shqiptare ne sundimin serbo-sllave, qe vuajne denimin ne burgjet e Shqiperise, dhe jane te denuar me 8 vjet burg e poshte, lirohen. Ne kete vendim perfshiheshin edhe te gjitha ata te arrestuar emigrante nga ish"Jugosllavia" qe ishin ne qelit e burgjeve nen hetim. Në kete vendim perfituan edhe Qazim Ballaca, Hazir Halimi duke mbetur ne burg vetem Qazim Vulaj, i cili u denua me 10 vjet burg.

Qazimi serish ne kampin e interrnimit … midis bashkevuajtesve letrave që u vinin atyre ai gjeti vellan ne Egjypt….

Pjestarët e familjes Ndreu, treguan për gazetën Bota sot, se Qazimin pas kesaj ngjarje e sollen te punoj ne vreshtari, ku punoj s'bashku me Zyber Ndreun. Qazimi, u be Kumbara i Besnik Ndreut, duke i marr floket sipas zakonit djalit te tij Albanit. Ne kamp ai shoqerohej gjithmon me Osman Kazazin, Beshir Ndreun, Xhetan Ndreun, Remzi Ndreun, Mahmutin, e Xhelil Ndreun, Agim Shalen, Qazim Vulajn, shkrimtarin Sulejman Krasniqi, Astrit Delvinen dhe Drita Kosturin. 

Ka marre pjese dhe ka qene prezent ne te gjitha dasmat, fejesat e gazmendet e tjera familjare, fakeqesit qe u kane ndondhur ketyre familjeve ne interrnim. Ai ishte njeri, qe se bashku me bashkevuajtesit e tij ne ineterrnim dhe ne burg, ndau me keta njerez, vajtjen, dhimbjen ne perballjen me kuçedren komuniste.
Rreth jetes ne kampin e inetrrnimit ne Shtyllas-Levan (Fier), nje pjestar tjeter i familjes Ndreu, Astrit Ndreu ish fëmija e kampit, ka thënë si mban mend ai,  se Qazimi, kishte nje vella ne Kajro(Egjypt) . Vellai i dergoj nje leter Qazmit ne kamp, ku nder te tjera midis mallit dhe dashurise vellazerore, i shkruan, se kishte shume deshire, qe te takoheshin ne njerin prej shteteve te Europes, mbasi atij nuk po i jepinin vize te vizitonte, ai Shqiperine.
I vare thelle ne shpirt dhe i prekur nga kjo leter, Qazim Bllaca, erdhi tek ne dhe i tha babes lexoje kete leter. Dhe me nje "ofshe" te madhe, tha sesa pak vizionar jane keta njerez. 

“Vellai im, tha Qazimi - akoma nuk e di se prej ketej nuk del zogu qe fluturon edhe jo me une nje interrnuar. Qazimi si sot, pershperiste se "Çfare paradoksi?! ne nje kohe qe une nuk dale dote deri ne Fier, pa lejen e policise, ai me thote hajde e takohemi ne ndonje shtet fqinje."

Megjithatë simbas kujtimeve të këtyre bashkëvijatësev, Bllaca, pas kesaj beri i mallengjyr nje kerkes, qe sigurimi i shtetit nuk ja aprovoje asnjeher. Vetem me 1988 mbas shume kerkesash, per t'u ri kthyer ne shtepine e tij ne Kosove, u aprovua dhe kerkesa e tij. Ishte kjo koha kur Bllaca, u largua me lot ne sy, me kujtimet dhe mallengjim nga kampi i interrnimit. Ishte nje ndarje qe kur e kujtoj sot, pjestarët e Familjes Ndreu, u rrenqethet trupi, u dukej se po ndaheshim per se gjalli. Megjithse, ai po shkonte prane njerezve te tij me te aferm te familjes ne Bllace te Therandes(Kosove).

Astrit Ndreu, me tej do të rrefente rreth kesaj ngjarje se ai vuri kontakte me familjen e tij shume vone. Pasi asnjeri prej tyre në Kosovë, nuk e dinte se ishte gjalle dhe ku ishte në Shqipëri. Kjo ka ndodhur sipas tij aty rreth vitit 1968-69. Ishte nje periudhe kjo kur nje grup te interrnuarish nga zonat veriore te Shqiperise- familja Lika, u arratisen duke dale ne Kosove. Ata kishin pas nje vella ne burg me Qazim Bllacen, qe kishte vdekur ne burg. 

“Me daljen e tyre ne Kosove, tregojnë ish bashkëvuajtsit e tij, nuk e dimë sesi ata kane kontaktuar atje me njerez te familjes Bllaca, dhe i siguruan ata se Qazim Bllaca, ishte gjalle ne nje kamp interrnimi ne jug te Shqiperise, qe quhej kampi i Shtyllasit. Dhe, pas kesaj nepermjet letrave, ata vune kontakte te rregullta midis njeri tjetrit”.

Sjellja e mire e tij, dhe mjaft i kujdesshëm e shpetoi nga burgu... i perjeteshem”, tregonte disa vite më parë Xhevat Ndreu, i cili e pershkron Qazim Bllacen, si njeri qe e njihte mire egersin e rregjimit komuniste, dhe ashpersine e veglave te atij rregjimi, te policise dhe sigurimit te shtetit. 

“Ai ruhej gjithmon nga spiunet dhe njerezit e dyshimit, te cilet, sipas tij shpesh here edhe e provokonin. Kishte nje urrejtje te madhe ndaj rregjimit, qe vetem me njerez shume - shume te besuar e çfaqete. Ai e parqiste rregjimin ne biseda te veçatna, si nje rregjim diktatorial dhe gjak-pires nje rregjim çnjerezor dhe anti shqiptar. Ai ishte i revoltuar dhe nuk mund t'a kapardinte sjelljen e atij rregjimi me vellezerit tane te pertej kufirit shqiptaro-shqiptar, Koosovarve, shqiptarve në Mal të Zi, Maqedoni, apo në Luginën e Preshevës. Sa her qe shqiptaret e Kosoves, ose viseve te tjera kalonin kufirin per ne dheun meme, ata burgoseshin , keqetratoheshin ose ua dorzonin perseri jugosllaveve,” tregonte Xhevat Ndreu, i cili vdiq një vit mbasi biseduam rreth Qazim Bllacës.

Kurse, Kastriot e vellai i tij Shkelzen Ndreu, kur e pyetëm për Qazim Bllacën, nder kujtimet e tyre feminore per Qazim Bllacen, dhe lidhjen e tij me inetelektualet ne interrnim, ata thane si ai ishte i mik edhe me Llazar Papen, nje intelektual i vjeter dhe i shkolluar ne SHBA-s. Me graden kolonel ne ushtrine amerikane, i cili qe ne moshen 12 vjeçare, pate dale ne Amerike. Pas 1944, Llazar “Llazi” Papa, pate drejtuar nje operacion ndihmash amerikane nga UNDRRA - dhe ne Shqiperi, qe arrestuar si agjente i amerikaneve. Beri 8 muaj hetuesi dhe u denua me 8 vjete burg. Ai ishte nje mik i vjeter i Qazim Bllaces ne interrnim. 

Shpetim Ndreu, djali i Bajram Ndreut, mik me Qazim Bllacën në kujtes e tij mban mend kthimin e Qazim Bllacës, mbas shatë vjetësh ne Shqiperi, me 1995-n, ne vitet e demokracise, kur ai kthehet per here te pare ne Tirane dhe takon me mall te madhe te gjithe miqet e tij te interrnimit, në Shtyllas. Ai erdhi ne kete vizite me gruan e tij dhe nje djale. Gjate prezantimit, qe bente para gruas i thoshte gjithmone se po te prezantoj me te gjithe vellezerit e motrat e mija - njerezit me te respektuar. Familjet, me te nderuara e me te mira shqiptare.

Kampi i interrnimit Shtyllas - Levan(Fier) i permbushur plote e per plote me pjestar te familjeve me te mira shqiptare, patriote atdhetare, fisnike e inetelektual me edukim e shkollim perendimore

Se fundi keta pjestar te kesaj familje te madhe dhe me ze dibrane ne Amerike, famila Ndreu, thane se :"Ne Shtyllas, kane qene rreth 300 famijle te interrnuarish, te cilat sipas situatave dhe "fushatave" me largimin e tyre nga qytetet e fshatrat kufitare, te familjeve te presekutuara dhe familjeve qe shteti athereshem shqiptar i kishte vene "damken" e keqe te armiqeve te popullit, reaksionare, shkonte deri ne 400 familje e mos me shume. 

Disa nga familjet me te njohura ne Shqiperi, ne pa mundesi te permendim te gjitha ne kampin e interrnimit Shtyllas-Levan(Fier) kane qene, : familja Ndreu familja me e madhe me rreth 150 persona, nga Korca, familja Bazelli, Kapa, Baruti, nga Puka familja Miraka, Nga Shkodra familja Prenk Marku, e Brahim Hasanit e Kol Kuritit, nga Dibra, familaj e Halil Nuzit, familja Papjani nga Fieri, Heqimi, Shani, nga Vlora Servet Peshkepia, Haki Shehu, Rexhep Muka, Ali Birçja, nga Skrapari familja Lamçe e Hoxha, familja Vernozi, e shume te tjera. 

Si tregohet në këtë fotografi, të nxjerrr nga arkivat e Ministrisë së Brendshme, janë tre shqiptarë nga Kosova. Janë arrestuar nga forcat e kufirit më 8.10.1962 në fshatin Shtyllas të Fierit ku ishin të internuar në përpjekje për t’u arratisur me këtë “varkë” të sajuar.
Nga e majta në të djathtë janë: Qazim Vula (nga Gjakova, 54 vjeç), Qazim Bllaca (nga Prizreni, 47 vjeç) dhe Nezir Halimi (nga Mitrovica, 44 vjeç). Po shpjegoj pak për dy më kryesorët.

-Qazim Vula ishte njëri ndër personat që morën pjesë në vrasjen e Miladin Popoviçit në Kosovë. U arratis nga Jugosllavia dhe erdhi në Shqipëri. Regjimi i Enverit nuk ia fali pjesëmarrjen në vrasjen e Miladinit. U burgos dy herë në vitet 1949-1956 dhe 1962-1974. Pas daljes nga burgu i parë jetoi në mjerim në Kavajë, Bulqizë e përfundoi i internuar në Shtyllas të Fierit.

-Qazim Bllaca u burgos në vitet 1944-1962. Në foto shihet shumë i dobësuar. Arriti ta shohë rënien e regjimit komunist. Ka jetuar deri vonë. Të treve iu ishte mërzitur jeta në Shqipërinë socialiste të Enverit.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test