Ndoshta nuk i dinit! Disa fakte mbi “Air Force One” që do t’iu habisin

Speciale

Ndoshta nuk i dinit! Disa fakte mbi “Air Force One” që do t’iu habisin

Më: 10 prill 2018 Në ora: 20:10
Avioni më i famshëm në botë, gjithsesi ka edhe disa sekrete, ose më saktë fakte të patreguara për publikun e gjerë.

Nëse përmendim “Air Force One”, shumëkush prej nesh di të përgjigjet me të parën se bëhet fjalë për avionin personal të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Avioni më i famshëm në botë, gjithsesi ka edhe disa sekrete, ose më saktë fakte të patreguara për publikun e gjerë.

Më poshtë po ju listojmë 25 prej tyre, që do t’iu lënë të befasuar.

Sipërfaqja prej rreth 370 metrash katrorë – “Air Force One” është më shumë sesa thjesht i madh. Edhe pse konsiderohet si avion privat i “POTUS”-it, ai është një mekanizëm tejet i avancuar ajror dhe me një siguri të lartë, si të ishte një kështjellë fluturuese. Po, është mjaftueshëm i madh sa për të qenë një shtëpi, që ofron hapësira për të gjithë zyrtarët qeveritarë, gazetarët, bagazhet e cilitdo prej tyre, veçanërisht të Zonjës së Parë.

Ai është trikatësh – Ndërsa shumica e avionëve të pasagjerëve “Boeing 747” janë dykatësh, “Air Force One” ka tri të tilla. Presidenti futet në katin e dytë, ndërsa gazetarët qëndrojnë në katin e parë.

Jo një, por dy “B747” për Presidentin e SHBA – A e dinit se ekzistojnë dy avionë “Air Force One”? Epo mësojeni, nëse jo. Avioni i dytë “747-200B” zakonisht ndjek atë të parin dhe ofron mbulim rezervë. Presidenti mund të udhëtojë me cilindo prej tyre, në varësi të situatave.

Ai ka edhe një avion “sekret” të markës “Gulfstream”- Njëri prej tri avionëve presidencialë, me detyrë evakuimin e presidentit në situatë emergjente, është i llojit “Gulfstream C-20C”. Gjithsesi, edhe nëse do t’i hidhnit një sy faqes së internetit të “Air Force”, e sigurtë është se nuk do të gjeni askund të përmendur “C-20C”. Ai është njëri prej të panjohurave.

Një minispital në bord – Nëse dikush në bordin e avionit do të pësojë ndonjë dëmtim apo sëmundje të papritur, në gatishmëri është një staf i tërë mjekësor që ofron shërbime të ndryshme.

Sa i shpejtë është “Air Force One”? – “Boeing 747” është i aftë të fluturojë me shpejtësi mbi 650 milje në orë (mbi 1.000 km/h). Ai besohet të ketë fluturuar edhe më shpejt sesa 700 milje në orë (mbi 1.100 km/h) në të kaluarën.

Çfarë distance mund të përshkojë “Air Force One”? – Shumë gjatë, e marrtë dreqi! Avioni “B747” mund të përshkojë thuajse gjysmën e perimetrit të botës, falë kapacitetit tejet të lartë prej 53 mijë gallonë (gati 200 mijë litra). E siç mund ta imagjinoni, kjo e bën avionin shumë të rëndë. Një avion me kapacitet të plotë karburanti peshon mbi 362 mijë kg.

Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat