NASA dëshiron të eksplorojë Marsin me helikopter - Bota Sot
NASA dëshiron të eksplorojë Marsin me helikopter

Speciale

NASA dëshiron të eksplorojë Marsin me helikopter

Më: 12 maj 2018 Në ora: 16:50
Ilustrim

Agjencia amerikane e hapësirës NASA dëshiron të eksplorojë Marsin për herë të parë me një helikopter. Helikopteri autonom do të përdoret që nga viti 2021.

Helikopteri i ngjashëm me dronin është vetëm 1.8 kg dhe jo shumë më i madh se një top futbolli, tha NASA të premten në fillimin e projektit .

Një sfidë e veçantë teknike është atmosfera shumë e hollë e planetit të kuq .

Helikopteri i Marsit është planifikuar të udhëtojë në korrik 2020 së bashku me një rover të ri. “Ideja e një helikopteri që fluturon mbi sipërfaqen e një planeti tjetër është emocionuese”, tha drejtori i NASA-s Jim Bridenstine.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test