Truri i njeriut mund t’i zë 4.7 miliardë libra – dhjetëfish më shumë sesa që ishte supozuar - Bota Sot
Truri i njeriut mund t’i zë 4.7 miliardë libra – dhjetëfish më shumë sesa që ishte supozuar

Speciale

E mërkurë, 17 tetor 2018

Truri i njeriut mund t’i zë 4.7 miliardë libra – dhjetëfish më shumë sesa që ishte supozuar

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 21:13
Foto ilustrim

Truri i njeriut e ka kapacitetin dhjetëfish më të madh sesa që ishte supozuar më parë dhe mund t’i ruaj 4.7 miliardë libra, zbulojnë shkencëtarët të cilët kanë matur kapacitetin e ruajtjes së sinapsave – lidhjet e trurit të cilat janë përgjegjëse për ruajtjen e kujtimeve.

Ata kanë zbuluar se, mesatarisht, një sinapsë mund të ruaj rreth 4.7 bit të informacioneve. Kjo do të thotë se truri i njeriut e ka kapacitetin e një petabiti apo 1,000,000,000,000,000 bitëve.

Një petabit është njëjtë sikurse 20 milionë sirtarë të mbushur me tekste, 13.3 vite të incizimeve HD, 4.7 miliardë libra apo 670 milionë faqe uebi.

Sa i përket këtij zbulimi, profesori Terry Sejnowski nga Salk Institute for Biological Studies, ka thënë se ky zbulim është historik në fushën e neuroshkencës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test