Këta janë aeroplanët luftarakë të forcave ajrore të SHBA-ve

Speciale

Këta janë aeroplanët luftarakë të forcave ajrore të SHBA-ve

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 13:36
Aeroplan luftarak i forcave ajrore të SHBA-ve

Forcat ajrore të SHBA-ve kanë aeroplanë të ndryshëm për çdo mision, por shumica prej tyre janë të padukshëm për radarët, dhe për këtë kanë kapacitete të kryejnë misione të ndryshme.

Aeroplani i parë luftarak modern që u përdor nga forcat ajrore, është ai F-15 që u prodhua në fillim të viteve të ’70-ta. Asokohe aeroplanët e forcave ajrore operonin në mbarë botën, duke u adaptuar në çfarëdo lloj sfide dhe beteja, duke kontrolluar hapësirat ajrore.

Më poshtë mund të gjeni çdo aeroplanë luftarak të forcave ajrore të SHBA-ve që i kanë në dispozicion në çdo moment, edhe pse numri i llojeve të aeroplanëve që i posedon ushtria amerikane nuk është publikuar e plotë.

F-15 Eagle

Ky aeroplan mund të fluturojë në borë, shi e erëra të forta, dhe është i dizajnuar për të kryer sulme në fushëbeteja. Ishte viti 1975, kur për herë të parë u fut në përdorim nga forcat ajrore të SHBA-ve.

Falë fuqisë së madhe motorike, trupit të lehtë dhe pajisjeve moderne, arrin të kryej sulme edhe në lartësi të ulëta, duke u bërë një nga aeroplanët më të kërkuar.

F-15E Strike Eagle

Është i dedikuar për dy pilotë dhe është futur në përdorim në vitin 1989, bëhet fjalë për aeroplanët F-15 Strike Eagle që konsiderohet “mbret” për luftën ajër-ajër dhe ajër-tokë.

Mund të operoj ditën e natën në lartësi të ulëta në borë dhe shi. E gjitha kjo arrihet falë punës së palodhshme të inxhinierëve. Monitorët e shumtë dhe llojet e ndryshme të raketave, e bëjnë një nga aeroplanët më përshtatshëm për të gjitha llojet e betejave.

F-16 Fighting Falcon

F-16 është aeroplan multifunksional, që në vitin 1979 fitoi vëmendjen e fuqive të mëdha botërore. Operon në kushte ekstreme atmosferike dhe mund të kryej manovra derisa lanson raketat mbi caqet e armikut.

Konsiderohet se mbi një mijë aeroplanë të këtij lloji janë në dispozicion për forcat ajrore amerikane që mund të kryejnë sulme ajër-ajër dhe në tokë.

F-22 Raptor

Kur flasim për aeroplanët luftarak me teknologjinë më të avancuar, nuk mund të na ikë nga mendja F-22 Raportor, që forcat ajrore amerikane e prezantuan gjeneratën e pestë të tij në vitin 2005. Përveç se është i padukshëm për radarë, ai mund të kryej sulme pandërprerë për orë të tëra, për shkak të hapësirës së madhe të magazinës ku vendosën raketat.

I dizajnuar për të dominuar qiellin, shpejtësia dhe preciziteti e bëjnë aeroplanin më të kërkuar nga marina, këmbësoria dhe njësitë tjera të cilat i ruan në fushëbetejë.

F-35A Lightning II

Në gamën e gjerë të aeroplanëve luftarakë të forcave ajrore të SHBA-ve, figuron edhe F-35 Lightning II, që është projektuar për të zëvendësuar aeroplanët A-10 Thunderbolt dhe F-16.

Edhe pse është prezantuar nga Ministria e Mbrojtjes së SHBA-ve, programi i këtij aeroplani është ende në zhvillim e sipër.

Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat