Zbulohet një vendbanim i vjetër para piramidave - Bota Sot
Zbulohet një vendbanim i vjetër para piramidave

Speciale

E shtunë, 17 nëntor 2018

Zbulohet një vendbanim i vjetër para piramidave

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 21:40
Tell El-Samara

Reth 5 000 vite para krishtit në deltën e lumit Nil banonte një komunitet për të cilin nuk dihej asgjë deri më sot kur u zbulua nga arkeologët francezë në një rajon rreth 140 km në veri të kryeqytetit dhe premton zbulimin e shumë sekreteve të asaj epoke të hershme.

Në Tell El-Samara, tokë pjellore ishte vendosur një komunitet për të cilin nuk kishte njohuri dhe që jetoi aty 2500 vjet para epokës së piramidave dhe të faraonëve. Ministri i antikiteteve saktësoi se siti neolitik u zbulua në Tell El- Samara, 140 km në veri të Kajros. Arkeologu, Frederic Gio Doj tha se ekipi gjeti vende që kishin kocka kafshësh dhe ushqim, çka tregon se ka patur vendbanim njerëzor 5000 vjet para erës sonë. Ky vendbanim i  përket 2500 vite para së të ndërtoheshin piramidat e Gizës. Në vitet e fundit Egjipti ka promovuar zbulime me shpresën për të ringjallur turizmin pas turbullirave që shkaktuan kryengritjet  popullore të 2011. Analizimi i materialit biologjik do të japë një pamje më të qartë të komuniteteve të para që janë vendosur në deltë dhe për origjinën e agrikulturës si dhe atë egjiptiane.

Kërkuesit besojnë se praktikat agrare mund të jenë varur nga shirat dhe ky zbulim mund të hedhë dritë mbi zhvillimin e agrikulturës së bazuar në ujitje që është praktikuar për mijëra vjet në deltën e Nilit. Një zbulim i fundit sipas arkeologëve është se egjiptianët e lashtë mumifikonin qëllimisht të vdekurit, shumë kohë më parë sesa mendohet. Ekipi ka gjetur të dhëna të mumifikimeve të hershme që prej 5600 vjetësh si dhe para epokës së faraonëve. Gërmimet do të përfundojnë vitin e ardhshëm pas analizave të plota të zbulimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test