Zbulohet një sfinks në një tempull egjiptian - Bota Sot
Zbulohet një sfinks në një tempull egjiptian

Speciale

E hënë, 22 tetor 2018

Zbulohet një sfinks në një tempull egjiptian

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 15:48
Statuja është 28 centimetra e gjerë dhe 38 e lartë

Arkeologët egjiptianë zbuluan statujën e sfinksit, ndërsa zbukuronin tempullin e faraonit të Kom Ombo-s në qytetin jugor të Asuanit.

Ministria e Antikave njoftoi se statuja e një bishe mitike me kokë njerëzore dhe një trup luani u bë prej gurit të kuqërremë.

Statuja është 28 centimetra e gjerë dhe 38 e lartë, njoftoi BBC.

Ajo i takon periudhës së Ptolemeut, e cila ishte në pushtet në Egjipt nga viti 305 Para Erës së Re deri 30 vjet Para Erës së Re.

Dy reliev nga Mbreti Ptolemeu i Pestë janë gjetur gjithashtu kohët e fundit në tempull.

Drejtori i përgjithshëm i Sekretariatit të Antikave të Asuanit, Abdul Moneim Saed tha se do të kryejë studime të mëtejshme mbi sfinksin për të zbuluar më shumë për qëllimin e tij.

Sfinksi përfaqësonte fuqinë mbretërore në Egjiptin e faraonit, duke kombinuar fuqinë fizike të luanëve dhe fuqinë tokësore të mbretit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test