Zbulohet një shpatë nga koha para Vikingëve

Speciale

Zbulohet një shpatë nga koha para Vikingëve

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 16:35
Tetëvjeçarja Saga Vanecek ndihmoi të atin e saj në barkë në liqenin Vidostern kur gjeti një shpatë të gjatë 85 centimetra

Vajza Saga, emri i së cilës përputhet me historitë epike të vjetra skandinave, gjeti në një liqen në jug të Suedisë një shpatë, e cila i takon periudhës para Vikingëve.

Tetëvjeçarja Saga Vanecek ndihmoi të atin e saj në barkë në liqenin Vidostern kur gjeti një shpatë të gjatë 85 centimetra në këllëfin e bërë nga lëkura dhe druri. Besohet se shpata është rreth 1,500 vjeç, transmeton AP.

Mikael Nordstrom nga muzeu lokal tha se zbulimi mund të shtyjë të tjerët të kërkojnë thesarin e humbur në liqen, i cili është zvogëluar pas thatësirës.

Në liqen u gjet edhe një karficë zbukurimi nga shekulli i katërt. Nordstrom tha se arkeologët po përpiqeshin të kuptonin pse këto objekte ishin në atë vend.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat