Pse motra e Mbretëreshës Elizabeth, Princesha Margaret nuk ishte kurrë një kërcënim për fronin!

Speciale

Pse motra e Mbretëreshës Elizabeth, Princesha Margaret nuk ishte kurrë një kërcënim për fronin!

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 07:23
Princesha Margaret

Princeshës Margaret iu dha një nivel më I ulët edukimi sesa Mbretëreshës Elizabeth për tu siguruar që ajo të mos ishte një kërcënim për motrën e saj, sipas një dokumentari. Lady Anne Glenconner  shërbyesja e nderit në kurorëzimin e mbretëreshës, thotë se Princesha Margaret ndjente se mbahej vazhdimisht nën kontroll intelektual duke mos e lejuar që intelekti I saj të rritet.

‘Princesha Margaret thoshte gjithnjë, “Nuk kam marrë kurrë të njëjtin edukim si motra ime në mënyrë që të mos jem një kërcënim për fronin e saj,” kështu ndihej ajo,’ thotë Lady Anne  për dokumentarin e BBC, Princess Margaret: The Rebel Royal ( princesha Margaret: antarja rebele e familjes mbretërore.)

Image

Lady Anne kujton se mbretëresha merrte mësime nga profesorë të shquar të Oksfordit dhe kolegjit Eton ndërsa Princesha kishte një guvernante Francese dhe dikë tjetër që I mësonte asaj pianon. Si mbretëresha e ardhshme Princesha Elizabeth merrte mësime rreth historisë kushtetuese ndërsa motra e saj e vogël jo. Edukimi I ndryshëm ishte treguesi I parë për Princeshën Margaret se jetët e tyre kishin rrugë të ndryshme.

Një shërbyese tjetër tregon: “Princesha Margaret ishte shumë inteligjente por kjo nuk I shërbeu për asnjë gjë. Ajo çka të tjerët prisnin nga ajo ishtë të sillej si princeshë dhe të bënte fëmijë për të cilët të kujdesej.

Dokumentari që flet për jetën e saj tregon edhe për lidhjen e saj me Kapitenin Peter Twonsend dhe bashkëshortin e saj të parë Antony Armstrong- Jones.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat