"Rruga drejt nëntokës" – zbulimi i pabesueshëm nën piramidat e Meksikës - Bota Sot
"Rruga drejt nëntokës" – zbulimi i pabesueshëm nën piramidat e Meksikës

Speciale

"Rruga drejt nëntokës" – zbulimi i pabesueshëm nën piramidat e Meksikës

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 23:57
Piramidat e Meksikës

Arkeologët kanë gjetur tunele dhe shpella sekrete në afërsi të kryeqytetit të Meksikës.

Kalimi nëntokësor dhe shpella në diametër rreth 15 metra janë gjetur rreth shtatë metra nën Piramida e Hënës, piramidës së dytë më të madhe në Meksikë, njoftoi Instituti Kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë.

Veronica Ortega, drejtoreshë e projektit për ruajtjen e sheshit Plaza de la Luna, përkatësisht qendrës së kompleksit arkeologjik, shpjegoi se hapësira e zbuluar besohet të jetë e lidhur me ritualet dedikuar botës së nëndheshme që kryente populli i vjetër indian Tolteci.

Kërkime të mëtejshme në shpellë, e cila besohet se përdorej si një dhomë ceremoniale, do të mundësojë zbulimin e lidhjes ndërmjet qytetit të vjetër me pjesët e tjera ku ka mbetje të qytetërimit para-kolumbian të Amerikës.

Piramida e Hënës u ndërtua në Teotihuacan, qendra më e madhe urbane e Amerikës Qendrore, përkatësisht Meksikës së Vjetër. Që nga themelimi i saj në shekullin e parë Para Erës së Re e deri te rënia pothuajse pas 700 vjetësh, Teotihuacan ishte qyteti më i madh në hemisferën perëndimore.

Nëpërmjet qytetit të lashtë kalon Avenyja e të Vdekurve, që shtrihet për më shumë se 16 kilometra. Në fund të rrugës veriore është e vendosur piramida e dytë më e madhe, ajo e  Hënës, në mes ndodhet Piramida e Diellit - ndërtesat më monumentale në Teotihuacan.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test