Zbulohet fragmenti i një anijeje 400-vjeçare - Bota Sot
Zbulohet fragmenti i një anijeje 400-vjeçare

Speciale

E shtunë, 17 nëntor 2018

Zbulohet fragmenti i një anijeje 400-vjeçare

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 13:05
Fragmenti i një anijeje 400-vjeçare

Fragmenti i një anijeje që i përket periudhës pasmesjetare është zbuluar ditët e fundit në bregdetin e Kepit të Rodonit, në veri të Durrësit.

Arkeologët mendojnë se ky fragment, me gjatësi rreth 20 metra, është pjesë e një anijeje 300-400 vjeçare dhe u zbulua farë pranë vijës detare.

Zbulimi u emërtua “Rodon 4”, pasi vjen pas zbulimit të tre relikteve të tjerë në të njëjtën zonë. Këto zbulime janë pjesë e punës që po bëhet për hartimin e hartës arkeologjike nënujore, projekt që drejtohet nga arkeologu nënujor Adrian Anastasi.

Pasi është bërë fotografimi e dokumentimi i plotë, fragmenti është mbuluar sërish duke iu nënshtruar një procesi të njohur, atij të konservimit. Ndërkohë që priten rezultatet e analizave të karbonit për të përcaktuar më saktë periudhën kohore së cilës i përket “Rodon 4”, vijon puna për të kuptuar mënyrën e ndërtimit të anijeve në periudha të ndryshme të zhvillimit të njerëzimit, duke nisur që nga antikiteti e deri pas mesjetës.

Dy reliktet e para të zbuluar në Kepin e Rodonit besohet se i përkasin anijeve të një periudhe shumë më të hershme. Sipas arkeologëve, anijet dëshmojnë aspektin ekonomik e tregtar të Durrësit të lashtë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare tregtare që ekzistonin midis qytetit dhe qyteteve të tjera mesdhetare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test