Kush është Babushka - misteri që tronditi botën? - Bota Sot
Kush është Babushka - misteri që tronditi botën?

Speciale

Kush është Babushka - misteri që tronditi botën?

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 23:35
Fotografitë gjatë kohës së vrasjes së presidentit të SHBA John F. Kennedy në vitin 1963, përshkruan një grua që fotografonte ndërsa njerëzit rreth saj iknin për strehim.

Fotografitë gjatë kohës së vrasjes së presidentit të SHBA John F. Kennedy në vitin 1963, përshkruan një grua që fotografonte ndërsa njerëzit rreth saj iknin për strehim. FBI e kërkoi gruan, por identiteti i saj në atë fotografi nuk u gjet kurrë.

Menjëherë pas atentatit, hetuesit e FBI dhe CIA filluan hetimin e njerëzve dhe marrjen e deklaratave nga vendi i ngjarjes, spektatorë të cilët ishin të pranishëm në fund të 22 nëntorit. Kjo kishte të bënte me personat që fotografuan ngjarjet e ditës, me qëllim që hetuesit pastaj të konfiskonin pajisjet me shpresën se do të zbulonin identitetin e vrasësit.

Megjithëse nuk ishin të cilësisë më të lartë, këto materiale fotografike megjithatë u numëruan në prova që janë parë herë të panumërta. Në panikun që pasoi vrasjen, shumica e njerëzve ikën ose u vendosën në radhët e tyre, pasi nuk ishte e qartë se nga cilat drejtime vinin të shtënat.

Ajo që është më se e qartë dhe e treguar disa herë në disa fotografi është skena e një gruaje që mban diçka që ngjan me një aparat fotografik para fytyrës, drejtuar kah automjeti i presidentit kur ai u qëllua. Pasi ishte shumë afër rrugës, pamjet e tij u konsideruan shumë të rëndësishme.

Kjo grua ishte veshur jashtëzakonisht për një ditë të tillë me shaminë e bashkuar rreth kokës së saj, pasi nuk kishte shi dhe as diell të fortë. Në pallton ngjyrë bezhë, lartësisë mesatare dhe pamjes së fuqishme fizike, ajo shpejt mori emrin "Babushka" sipas kukullës nacionale ruse.

Image

Megjithëse ajo shfaqet në disa foto, askush nuk zbulon fytyrën e saj mjaftueshëm për identifikim.

Pse nuk ikën?

Me studimin e kujdesshëm të fotografive, hetuesit vunë re se Babushka në asnjë fotografi nuk zbulon shenja frike, në krahasim me ngjarjen e tmerrshme. E gjithë kërkesa për ndjekjen e saj nuk ka rezultuar pozitivisht- as vetë nuk është lajmëruar dhe as nuk është gjetur, dhe disa prej teorive shkojnë aq larg sa ta imponojnë atë në komplotin për të vrarë presidentin si ndihmëse.

Pohimet e rreme

Beverly Olivier erdhi në polici më 1970 dhe pretendoi se ishte e ashtuquajtura "Babushka” dhe kamera e saj u konfiskuan nga FBI në ditën e vrasjes dhe nuk ia kthyen kurrë. Megjithëse në fillim duket se ishte zgjidhja për misterin, Olivier bëri një gabim në hapa – ajo tha se kamera e saj ishte model që nisi të përdorej vetëm në vitet në vijim. Përveç kësaj, ekzaminimi i dëshmitarëve dhe analiza e fotografive treguan se “Babushka” e vërtetë ishte më e vjetër dhe më e madhe se Olivier.

Spiuni rus

Ka teori të ndryshme që Babushka nuk mban kamera, por dylbi dhe për këtë arsye nuk iu afrua FBI-së. Ka nga ata që mendojnë se Babushka ishte një spiun rus që dinte për vrasjen, dhe fakti më intrigues është se ajo thjesht u zhduk në ajër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test