Katër gjërat e frikshme që kafsha shtëpiake mund t’i nuhasë – përfshirë fantazmat! - Bota Sot
Katër gjërat e frikshme që kafsha shtëpiake mund t’i nuhasë – përfshirë fantazmat!

Speciale

Katër gjërat e frikshme që kafsha shtëpiake mund t’i nuhasë – përfshirë fantazmat!

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Shumica e njerëzve mendojnë se ndonëse qentë mund t’i ndjejnë ngjarjet që kanë të bëjnë me motin apo t’i nuhasin gjërat si drogat e bombat, aftësitë e tyre nuk e kalojnë normalen.

Por, kjo është një e pavërtetë dhe mit i cili duhet thyer.

Më poshtë ju sjellim disa prej gjërave të frikshme që qentë mund t’i nuhasin apo ndjejnë:

Fantazmat

Nëse keni qen, me siguri e keni parë ndonjëherë duke e habitur shikimin në ajër ose ka filluar t’i lehë murit. A ka diçka aty të cilit po i lehë qeni, apo thjesht kafsha juaj shtëpiake është çmendur?

Belle Marie Niblett, specialiste e certifikuar e kafshëve shtëpiake, thotë se faktikisht kafshët shtëpiake e kanë aftësinë të ndjejnë, shohin, nuhasin dhe të dëgjojnë gjëra të cilat njerëzit nuk munden.

Se a janë këto gjëra fantazma apo jo, kjo ju mbetet juve të vendosni se çfarë besoni.

Frika…

Disa njerëz mendojnë se qentë dhe macet mund ta nuhasin frikën. Ndonëse kjo nuk është domosdoshmërish e vërtetë, disa kafshë e kanë aftësinë ta interpretojnë gjuhën e trupit dhe të nuhasin gjëra të caktuara përmes së cilave e kuptojnë se a është një person i frikësuar apo jo.

Qeni e din se a jeni person i mirë apo jo

Është e vërtetë se disa njerëz mendojnë se kafshët shtëpiake nuk janë asgjë më shumë sesa gjallesa të cilat ecin, hanë dhe kryejnë jashtëqitje. Sidoqoftë, disa tjerë u besojnë instinkteve të kafshëve të tyre dhe nuk pranojnë të futen në lidhje me dikë që qeni nuk e pëlqen.

Por, a është e vërtet se qeni mund ta nuhasë apo ndjenjë nëse dikush është apo nuk është i besueshëm?

Sipas një studimi shkencor, qentë faktikisht mund ta kenë këtë superfuqi.

Fatkeqësitë natyrale

Pas një fatkeqësie natyrale, shpeshherë njerëzit raportojnë se kafsha e tyre shtëpiake ka qenë duke u sjellë në mënyrë të çuditshme pak momente para se të ndodh tërmeti apo tornado. A munden kafshët t’i ndjejnë apo nuhasin këto fatkeqësi?

Ndonëse disa raportojnë se nuk ka dëshmi shkencore që shërbejnë si indikatorë se kafshët mund t’i parashikojnë fatkeqësitë natyrale, fakti është se kafshët shohin, ndjejnë nuhasin dhe dëgjojnë gjëra të cilat njerëzit nuk munden, prandaj është e logjikshme që qeni juaj e din çfarë do të ndodh para se ta merrni vesh ju.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test