Qyteti që për 65 ditë nuk do të shohë diellin - Bota Sot
Qyteti që për 65 ditë nuk do të shohë diellin

Speciale

Qyteti që për 65 ditë nuk do të shohë diellin

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 11:52
Ky është qyteti më verior i SHBA, ndodhet në Alaskë dhe për 65 ditë nuk do të shohë më diellin

Nis nata polare në Utqiagvik. Ky është qyteti më verior i SHBA, ndodhet në Alaskë dhe për 65 ditë nuk do të shohë më diellin. 4 mijë banorët e qytetit që më parë quhej Barrow, deri në 23 Janarin e vitit të ardhshëm do të qëndrojnë në errësirë, si çdo vit, në temperatura që në stinën e dimrit arrijnë deri në -45 gradë Celsius.

Gjithsesi gjatë kësaj kohe për 2 apo 3 orë në ditën, dielli arrin të lëshojë një ndriçim të lehtë, por pa u ngritur në horizont në asnjë moment. Ndërkohë që fenomeni i kundërt verifikohet në stinën e verës, kur dielli nuk perëndon për 2 muaj pa pushim dhe temperaturat janë rreth 15 gradë Celsius.

Veriu i Alaskës ndodhet në Rrethin Arktik dhe nga ky fenomen preken disa qytete, si Kaktovik, Point Hope dhe Anaktuvuk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test