Gjendet një maskë guri 9 000-vjeçare

Speciale

Gjendet një maskë guri 9 000-vjeçare

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 11:58
Bëhet fjalë për një ekzemplar shumë të rrallë

Departamenti izraelit i Antikitetit njoftoi gjetjen e një maske prej guri me moshë 9 000-vjeçare.

Bëhet fjalë për një ekzemplar shumë të rrallë, pasi deri tash kishte të dhëna për vetëm 15 maska të tilla në të gjithë botën nga kjo kohë.

Kjo maskë do të bëhet nesër e njohur për opinioni publik, gjatë një takimi arkeologësh në muzeun ”Izrael” të Jeruzalemit.

Kjo maskë u gjet disa muaj më parë në Pnei Hever, pranë Hebronit, në Cisjordani.

Mendohet se maska i përket periudhës së Neolitit.

Maska, me një simetri të përsosur, paraqet një fytyrë njeriu, ku linjat duken shumë të rafinuara.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat