Kur infermieret amerikane shpëtoheshin nga shqiptarët në 1943 - Bota Sot
Kur infermieret amerikane shpëtoheshin nga shqiptarët në 1943

Speciale

Kur infermieret amerikane shpëtoheshin nga shqiptarët në 1943

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 22:08
Kur infermieret amerikane shpëtoheshin nga shqiptarët në 1943

Kur një grup mjekësh dhe infermierësh amerikanë u nisën drejt Italisë nuk e kishin menduar kurrë se udhëtimi i tyre i do të përfundonte në Shqipëri, në një kalvar vuajtjesh dhe frike.

13 mjekë, 13 infermierë dhe 4 anëtarë ekuipazhi morën fluturimin në 8 nëntor të 1943.

Ata e dinin se moti i keq mund të vështirësonte fluturimin, por menduan se do t’ia dilnin të shkonin në Itali.

Fatkeqësish ata ngecën në një stuhi dhe duke qenë se radarët dhe mjetet e komunikimit dolën jashtë loje, ata nuk e dinin ku ndodheshin.

Pas avarive, ata ngecën në tokë, pa e ditur ku ishin.

Vendasit u thanë se ishin në Shqipërinë e pushtuar nga gjermanët, jo në Itali për ku ishin nisur.

Fatmirësisht, amerikanët takuan disa partizanë që i ndihmua të fshiheshin.

Në atë kohë, Shqipëria, sidomos pjesa rurale, ishtë tërësisht e pazhvilluar, e izoluar dhe e varfër.

Pa përmenduar që vendi ishte kryesish malor dhe dimri ishte shumë i egër.

Amerikanët patën kështu një kohë të vështirë, duke kaluar nga fshati në fshat, me shqiptarët bujarë që ndanin ushqimet me ta dhe u jepnin veshje.

Pas shumë peripecish, amerikanët mbërritën në Berat, një qytet paksa më i madh se fshatrat, ku ata shpresonin se mund të gjenin ndihmë dhe të lidheshin me eprorët e tyre në Itali.

Por gjermanët ua prishën planet duke bastisur qytetin dhe grupi i amerikanëve u nis me nxitim duke u ndarë gjatë arratisjes.

Të gjithë më vonë u bashkuan, përveç tre infermiereve.

Duke qenë se grupi nuk mund të kthehej në Berat, ata u fshehën në fshatrat e mbuluar nga dëbora.

Më në fund pas shumë vuajtjes grupi arriti të kontaktojë disa oficerë britanikë që ndodheshin në Shqipëri.

Britanikët do t’i ndihmonin deri në bregun e Adriatikut grupin amerikan, që më pas do të nisej drejt Italisë.

Grupi i kërkoi oficerëve britanikë që të kontaktonin me eprorët amerikanë për të dërguar një avion.

Eprorët e tyre u përgjigjën duke dërguar 20 avionë, por grupi i mjekëve nuk mund të dërgonte sinjale për shkak të patrullimit të gjermanëve në breg.

Përfundimisht grupi takoi një oficer amerikan i cili ishte dërguar në Shqipëri për të drejtuar grupin dhe në udhëheqjen e tij, në janar të 1944, grupi ia doli të hipë në anijen që e priste në brigjet e Adriatikut.

Ata ndenjën në Shqipëri për 2 muaj duke ecur 600 deri në 800 milje, pa rroba për t’u ndërruar dhe shumë pak ushqim me vete.

Tre infermieret që iu shkëputën grupit, arritën të shkojnë në Itali vetëm në muajin mars.

Ato u fshehën nga familjet shqiptare për muaj të tërë.

I njëjti amerikan që shpëtoi grupin e parë, u dërgua në mars për të marrë dhe tre infermieret e fundit.

Shqiptarët u dhuruan atyre rroba dhe i shoqëruan me makina deri në pikën e nisjes.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test