Zbulimi i jashtëzakonshëm në Kanada - Bota Sot
Zbulimi i jashtëzakonshëm në Kanada

Speciale

Zbulimi i jashtëzakonshëm në Kanada

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 23:57
Zbulimi i jashtëzakonshëm në Kanada

Mendohet se ka një madhësi të jashtëzakonshme duke pasur parasysh se vetëm hyrja e saj është mbi 60 metra e gjerë dhe gjithashtu ekziston ideja se deri më sot askush nuk ka vënë këmbë në brendësi të saj.

Ka qenë e mbuluar nga akujt qindra vjeçar dhe është dalluar rastësisht nga eksplorimet e një grupi të punës së Ministrisë së Burimeve Natyrore, gjatë një fluturimi me helikopter.

Shpella gjendet në Wells Gray Provincial Park, në British Columbia, por lokalizimi i saktë nuk bëhet i ditur, pasi mund të jetë një trashëgimi e paprekur historike.

Vetëm hyrja është e gjatë 100 metra dhe aktualisht bëhet e ditur se janë përshkuar nga indigjenët e zonës vetëm 80 metra, pasi më tej ishte e pamundur për shkak të ujëvarave në muret shkëmbore, të cilat lëshojnë rreth 15 metër kub ujë në sekondë. Mendohet se në thellësitë e saj vërshon një lumë nëntokësor.

Gropa e thellë e hyrjes aktualisht është pagëzuar me emrin Sarlaç Pit, në nder të një përbindëshi imagjinar te Lufta e Yjeve. Zbuluesit e saj mendojnë se kjo mund të jetë një ndër shpellat më të mëdha ekzistuese në Kanada, por ende nuk njihet përmasat dhe shtrirja e saj nëntokësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...